Hafize F. Elshani: Për ju që helmin e keni në majë të gjuhës
Pasojat kur fëmijët meshkuj shohin babain që dhunon nënën e tyre.
Pasojat kur fëmijët meshkuj shohin që ua objektivizojnë motrën.
Pasojat kur fëmijët meshkuj shohin një burrë që ngacmon një grua në rrugë dhe të tjerët qeshin.
Pasojat kur fëmijët meshkuj shohin se si në çdo rast ngacmimi, shoqëria ka fajësuar vajzat/gratë pse u ndodhën diku apo pse u veshën në një mënyrë apo tjetrën.
Pasojat kur fëmijët meshkuj shohin se si ju “rrihet” shpina e i quajnë “burra” ata që kryejnë akte seksuale ndaj vajzave/grave, dhe sa ma shumë, aq më “burrë” do quhet.
Pasojat e një shoqërie shqiptare misogjine, maskiliste dhe të dhunshme.
Nuk është përgjithësim, përderisa nuk kalon ditë që nuk dëgjojmë raste tmerruese.
Për ju, që helmi e keni në maje të gjuhës për të kritiku revoltën tonë, llogariteni që ajo vajza mund të ishte bija, mbesa apo motra juaj, se veç kështu, kur e llogaritni në veten tuaj, ndoshta, po them ndoshta kuptoni dhimbjen e tjetrit.
Videon teksa ndodhë ky akt, video kjo që e kanë postu vet ata djemtë ngacmues për t’u krenuar me aktin e tyre) s’po e postoj, se s’dua që edhe më shumë të dhunohet imazhi i vajzës së vogël.
Edukojini djemtë tuaj, që mos të shkatërrojnë jetën e as të cënojnë dinjitetin e vajzave.
Please follow and like us: