Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: SONATË

Shkëlqente një teh nëpër natë.
U pamë të dy,
unë dhe pylli.
Po s’të pamë ty.
Secili nga një kamë në dorë,
nga një plagë secili.
Duart e pyllit
dhe degët e mia
fashuar
me ulërimë të kaltër.
Veç filli i dihej kësaj lufte
të gjatë.
Ky teh i dhimbjes shkëlqen.
Shkëlqente një teh nëpër natë.
Please follow and like us: