Shefqet Meko: Hasan Hoxha, një model i debatit intelektual
-Një telefonatë pas një çerekshekulli dhe një reflektim ndaj një miku-
Nuk ia kisha dëgjuar zërin prej gati një çerekshekulli. Një numur me prefiks Shqipërie më telefononte dhe ndërkohë që flisja me dikë tjetër në uatsaup, ju përgjigja direkt duke pezulluar bisedën. Një zë miku që nuk mund ta shquaja më pyeti: “A më njeh? A me kujton dot…”?
Ishte e pamundur të veçoja atë zë që më dukej sa miqësor aq edhe i largët. Por ai nuk vijoi të më turturonte dhe me atë njerëzillëk që di ta demonstrojë vetëm ai njeri, më tha: “Jam Hasan Hoxha, miku jot dhe sapo kam lexuar librin tënd ‘I tillë jam…’.
Vitet mu rrokullisën mbrapsh, dekada të shkuara dhe më erdhi në mendje Hasan Hoxha, pedagogu i spikatur i fakultetit të Ekonomisë në ILB, njeriu i mirë për të cilën përherë kam pasur një respekt konstant për njerëzillëkun, intregitetin dhe mprehtësinë intelektuale që dinte të demonstronte vetëm ai, Hasan Hoxha. Por ndërsa në memorjen time vinin të gjitha ato kohë të bukura, ato kohë debatesh interesante edhe pse shpesh monotone dhe disi standarte, ku Hasan Hoxha do kishte shfaqjen e vet interesante, si tiranasi më i sinqertë mes nesh, ai nuk ishte aq entuziast si dikur. Me një zë të pezmuar nuk ngurroi të me shprehte pakënqasinë për një tregim tek vëllimi im botuar më 2019, pra gati dy vjet më parë.
Po e dëgjoja me një vëmendje të posaçme Canen e urtë dhe flokpakrënë në vitet e bukura të jetës në ILB. Ashtu siç di të reagojë vetëm ai, pa shpërthime të pa kontrolluara, pa vërsulje në fjalë, pa buçkaritje, sharje, përmbysje konsideratash, pa urretje fshatareske, por me një sqimë tiranase, me një urtësi njeriu të emancipuar, më tha se diku në një pasazh tregimi unë kisha bërë një aludim letrar që sikur lëndoja telefonuesin… Me qetësi dëgjova ankesën e tij dhe po aq mirësisht i thashë:
-Miku im, edhe pse mund të të duket si ty, nuk je ti dhe nuk është aspakt për ty.
Është thjesht një aludim dhe fantazi letrare e autorit. Ke qënë pjesë e jetës sime në kohë të caktuar ndaj mbase je shfaqur në fantazinë letrare… Nuk është për ty
personalisht… Më fal nëse je keqkuptuar…
Ai insistoi se aludimi ishte për të dhe nuk e priste diçka të tillë nga një mik e shok siç edhe ishim së bashku. Unë nuk debatova, vetëm me vëmendje dëgjoja
ankesën e mikut tim Hasan Hoxha që edhe tani mbetet ne koleksionin e artë të memorijes sime në Shqipëri. Bëra kujdes që ta dëgjoja me vëmendje atë që ai deshte të më thoshte. Ai fliste siç di të flasë Hasan Hoxha, me kujdes, qartësi dhe detaje. “Shko tek kjo faqe… Paragrafi i parafundit… Thua “ai erdhi nga hiçi…”. Unë kurrë nuk kam ardhur nga hiçi… Gjyshi im ka…”.
Mua mu kujtuan kohët e shkuara kur mendoja brënda klisheve të propogandës, dhe dikush që vinte nga askund dhe bëhej pedagog, natyrisht “merita i takonte partisë” duke harruar punën dhe meritat e individit. Kam qënë i indoktrinuar dhe kam kerkuar flaje…
Në fakt një nga tregimet e mia tek vëllimi në fjalë kishte nxitje nga Hasani, por nuk ishte thjesht për Hasan Hoxhën. Tregimi në fjalë sillte një moment ku rrëfehej se si pedagogët e rinj që kishin filluar të popullonin ILB, kishin një origjinalitet në ardhjen e tyre duke u bërë kështu një shpresë e re pedagogjike dhe intelektuale. Për hir të së vërtetës, në rrugicat dhe auditoret e ILB-së unë kam pasur fatin madh të njoh dhe bashkëbisedoj me sa e sa inteletkualë të shquar të shoqërisë së sotme shqiptare duke filluar me Lufter Xhuvelin, Agron Rekën, Bajram Xhekon, Abdulla Kapidanin, Zydi Pepën, Haxhi Alikon, Bamir Topin, Nexhmedin Dumanin, Fatmir Mustën, Rexhep Ukën, Rexhep Dodën,Vladimir Bakon, Granit Dervishin, Adrian Civicin, Besnik Gjongecaj, Zef Preçin, Eduard Zaloshnjën, Lush Përpalin, Gjok Uldedë, Behar Malajn, Edmon Panariti… dhe sa e sa të tjerë që fati na bashkoi fati në atë qytezë ëndrrash rinie…
Hasan Hoxha nuk krahasohet me asnjë nga sa përmenda. Ai është dhe mbetet një fytyrë e ëmbël e tiranasit që shkëlqen, qytetëron dhe kap suksesin që synon me punën dhe intelektin e vet. Falë aftësive të tij ai mundi të bëhej pedagog në falulutet jo si ata “të përkëdhelurit” që nga studentë mbetën pedagogë, por si një sfidë e suksesshme në prodhim që vërtet mund të ofronte diçka në fakultet. Kështu erdhi në rangun akademik të ILB-së Hasan Hoxha ku spikati falë aftësisë së tij intelektuale dhe profesionale.
Njeriu e fillon jetën me shumë ëndrra e shumë shokë dhe përfundon me pak miq. Koha firon shumicën. Për më keq, shumë miq të mirë kthehen në armiq të
përbetuar, sepse armiqtë nuk vijnë nga hiçi, ata janë mes miqve. Sepse të jemi të sinqertë “miqtë janë fidanishte e armiqve”. Unë nuk dua ta shoh kurrë Hasan Hoxhën tek “kampi armik” sepse kam tashmë boll armiq, ndaj më duhen miq si Hasan Hoxha. Ai është ndër ta paktët miq dinjitozë që kam parë të hynin dhe dilnin nga ndërtesa hijerëndë e ish-KQ të PPSH.
Hasan Hoxha pati pak kohë brënda asaj ndërtese misterioze, por ashtu si hyri edhe doli, faqebardhë, ashtu si edhe disa shokë e miq të mirë që kam njohur të hynin në ato zyra dominancës partiake si Kismet Meta, Viron Kona, Petro Lati, Thanas Piu…
Canja i ka shërbyer përherë të mirës dhe intelektules. Ai nuk u pa kurrë të hidhte dhe puthte tesera partie. Pas përmbysjes së madhe, ai kuptoi se dija jote është e vetmja pronë intelektuale që nuk ta tjetërson kush, ndaj me këtë fuqi dhe me dashurinë e burrit për familjen, iu kushtua prosperitetit të vet duke mos lënduar askund. Ai ështa babai i dy vajazave të shkëlqyera dhe me potencialin e vet intelektuale vijon t’i shërbejë Tiranës dhe krejt Shqipërisë. Për mua Canja, ka qënë dhe mbetet një driçim fosforent i shpirtit të njeriut që vitet dhe dekadat nuk e zbehin si vlerë dhe kontribut shoqëror e miqësor.
Hasan Hoxha nuk më telefonoi për të më terrorizuar me ato makthe të përditshme shqiptare. Ai thjesht shprehu tek autori një pakënaqsi, por jo si kushdo,
vetëm siç di të debatojë Hasan Hoxha: me qytetari, mençuri, objektivitet dhe fakte sipas perceptimit të tij… “Reflekto miku im. Diçka është aluduar gabim…Diçka të ka shpëtuar tek libri jot…”.
Unë kurrë nuk kam pasur një telefonatë kaq qytetare, kaq njerëzore, kaq të kthjellët dhe po aq të sinqertë deri në dhimbje. Telefononte Hasan Hoxha, Canja i dashur dhe i respektuar nga shumica dinjitoze e “qytezës së blertë”. Vetëm ky fakt konfirmon një të vërtetë se qytetërimi nuk ështe thjesht një fenomen i perëndimit, mbi të gjitha ai është një fenomen shqiptar, që mbase ndodh përditë, por nuk e vemë re ose nuk duam ta vemë re. Hasan Hoxha e dëshmon këtë thjesht me një telefonatë. Askush nga ne nuk është përfekt, unë jo e jo, por telefonata e Hasan Hoxhës dëshmon se ne mund dhe duhet të jemi perfekt në respetkin ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse kjo krijon shtratin e së mirës dhe njerëzores. Shembulli që më dha Hasan Hoxha, nuk ishte thjesht një “shuplakë nga Tirana”, por edhe një dashuri njerëzore e munguar në vrapin tonë të pafund në “perëndimin kapitalist”…
Më fal nëse padashje të kam lënduar, miku im Hasan Hoxha. Me sjelljen tënde i ke dhënë një mësim mikut tënd që ka 22 vjet përtej Atllantikut. Ndjesë Hasan Hoxha për çdo lëndim të paqëllimshëm dhe faleminderit që di të mbetesh “Pedagog që mëson të tjerët”…
Minneapolis, SHBA