Vrasja e bankierit Artan Santo në ish-Bllok, SPAK merr në hetim dosjen
Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo.
Dosja që deri tani ishte në Gjykatën e Tiranës i ka kaluar SPAK pasi Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Bankieri i njohur, Artan Santo u ekzekutua në një atentat të ndodhur në vitin 2014 në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Vrasja ishte e stilit mafioz pasi 58-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga dy persona me motor pak çaste pasi kishte zbritur nga automjeti dhe po i drejtohej zyrës së punës në rrugën “Ismail Qemali”.
Please follow and like us: