Mehmetali Rexhepi: Gand
Anames zjarrmie
mëtime të djegshme për shenjtëri të lume
Ai u përmbys mbi rraqe të kripura urine
koha rrudhej në milimetra në gramë oksidimesh
grilat i falnin një pëllëmbë të qiellit
kornizë e ngrirë e pëllumbave pafundësia
pengu i mbetej varë mes esëlltish tek jermit
pije e haje shijen e disfatës
ç`ti bëje orë-gjatës
të visheshe me të butën lëkurë
të dashit të prerë pa torturë
*
pikturë torture
në kokë e mure
por kambanoret për Ty
nuk kishin kumbuar
*
a mund ta tjerrje secilën gjatësi milimetrike
me fije shpirti në një furkë të durimit
kjo ishte sprovë e parafundit e provimit
e nisnin me gaca e të bëhej akull
sapo nisje thurjen për lëkurën e plasur
t`i shpërbënin unazat
nuk thurej me lëkurë të ngratë
as xhaketë as çorapë
*
brenda grilash gjakohej shqiponja krah-thyer për ndonjë orbitë
krejt i lehtë i pa peshë pendla-këputur gand
sprova e shtrirë të hodhi të zbehtën dritë
të mos i heqësh peshës së filozofisë asnjë presje, asnjë miligram
*
dhe do ta mbash atë trastë tënden me kujtime
kurdo që e hap të pikojnë sumbulla peline
*
t`i përçuakan telat e zemrës deri te retë
brodhe mjegullnajave të stolisura dhe shikon faqe-zbehtë
të përvdirur rrjedhin jubiletë
Gjilan, mars 2021