MUSTAFA V. SPAHIU: ME GËZOF UJI VESH HAJKUN
(Pjesa dytë)
72.
Në prak pranverë
Më shoqëroi sorkadhja
Shtegut të bjeshkës.
73.
Jargavani im
– Lulëzoftë për jetë!
Bandill e xhanan.
74.
Të Rexho Mullajt,
E këndon hyjnisht Nexhmia
Këngën “Baresha”.
75.
Pranverat vargan
Stinë venë e vijnë…
M’i jepni ju hua!
76.
Specije lulesh
Janë kaq të bukura
Si Lindihana!
77.
Flaka e epshit
Trandi dallgët e detit –
Puthjet me kumak!
78.
Vjollcat nojmojnë,
Hapur gonxhet e shpresës.
Palloi bisht ylberi.
79.
Çel natëditë
Tufëza e menekshesh,
Për syt’e nënës…
80.
Në balkonin tim
Me dritare t’hapura,
Cimcimon çerri…
81.
Thoshte trishtili:
Lulet e trëndafilit –
Mos rënçin përdhé!
Bëhem me shtrezë,
Fërfëllimë me borë;
Zefir’i shkrinë…
83.
As gjemb, as murriz,
Vuajtja nuk më tund fare!
Burrë i ndritur!
84.
Sa riosh që ishim
Mbillnim drurin e fatit
Rritej blerimisht!
85.
Me sytë engjuj
Fare s’më ngushëllojnë
Lot përgjërimesh!
86.
Këta lot, oh lot!
Me këta lot mundohem
Ta njomi puthjen…
87.
Kënës së territ,
Filloi dritë m’i dhënë –
Zyshe Lindihana?
88.
Zëri jehonë:
Ku po shkon, o tarnana?
– Ku je unaz – o!
89.
Në agim rrezja
Në maje bjeshke hipur –
Dorë bujare.
90.
Me dorë pehat,
Pa droje – derëhapur,
Vazot me lule…
91.
Sapo ik gushti,
Bareshat nga tëbanet,
I dyndin gjinjtë…
Mbi plep të gjorë,
Hëna është princeshë,
Ia bën këtë nder!
93.
Stinë pas stine
Me trëndafila rrethuar –
E gjeta miken.
94.
Një emër kanë:
Lulet e gratë n’Shkëlzen,
Sec lozin sutat.
95.
Kurajoz hajku,
Fillar u fshehur n’valle,
Në fronin Sublim…
96.
Poet i rebeluar.
Ndezet flakës kërcimi –
Si Osman Taka…
97.
Dedhem rrëkajë,
Si shiu në det bunacës;
Hajku në guaskë…
98.
Në këtë vapë
Dhe bulkthi kokëkrisur
E nxjerr xhaketën.
99.
Mbështetur për mur,
U djega duke kërkuar –
Dritë në zemër!
100.
Zall ajri mbyshur.
Po, sa të nxehta muzgjet!
Në gracë mos bjer!
101.
Pisk vape dhe vlim.
Ende bulkthat gëzohen –
Dita s’shkurtohet!
102.
Diçka prej ëndrre
– Errësira uritur! –
Dielli në zenit.
103.
Dielli mbi pjeshkë.
Ngjyra e syrit të saj
N’qindra ninëza.
104.
Puthja e sheqertë.
Dhe m’është njësoi bukur
Bregut të shpresës.
105.
Ngjyrën e barit
E ka hajku me lulkuq
N’azdi të majit.
106.
Shiu zjarrtë qiellor
Mbi qytet do lëshohet,
Lëmshit të dhéut.
107.
Digjen qirinjtë,
Korotës së mëndafshtë,
Shelbohen, amen!
108.
Veshjet shqiptare,
E – vera rrush – Serezi,
Fshehtas goditet!
109.
Jehojnë gajdet,
Po kërcejnë drenushat,
Vallet kopshteve…
110.
Ngjyrash ylberesh,
Dielli qiellor i siton;
K’ngë korrtarflakta…
111.
Më ndjek t’i dhuroj
Buzëve të shkrumuara,
Mirëlush puthjesh.
112.
Kavak i gjatë,
Fanar Anamorave…
Bejkat mrrizeve.
113.
Miriada résh,
Në cikolin e Kikës,
Siringat s’ndalen…
114.
Ashklave purpur,
Me pahitëse ngjyrash
E rrita shtatin…
115.
Syri egërshanit!
Dhëmb ajror i pathyeshëm,
I yllit fatlum!
116.
Shpirtrat e qetë,
Vijnë ndajagimeve,
Pa vëth Kleopatre!
117.
Veku prej ahu,
Sovajka në ind e tyl…
Thash: dallëndyshe!
118.
Rrotë përmbi stupc,
Djajtë mbrehur në zgjedhë;
Hosten rrufeje.
119.
Dita që vajti,
E – vari im i tharë
Ende në livad.
120.
Dyshoj në çdo gjë
Dhe në ate që e shoh
Para Stërlashtit…
121.
Rrugë mbi rrugë,
Çatisa në Kronidel,
Te selvioret.
122.
Ndihet fyelli
Te Rrafshi Rogoçicës,
Zbres në fushina…
123.
Buzë burimit
Tiktaku i valëve –
Kënga magjike.
Zogu krahashkruar,
Me gishta të fildishtë
Puthi një lule.
125.
Fitil i llambës.
Me nektarin e ditës
I zbus rrufetë…
126.
Me ré bardhoshe,
Zemrat e kolibrave
Lulet s’veniten.
127.
Bar të kositur
Me zekosat livadhet.
Po vjen era shi.
128.
Kokrrat e manit,
Lahuritur me vesë,
Pikojnë degësh.
129.
Turrecat herak
– Vera është praruar…
Ia mbathi vjeshta.
130.
Or, bar i egër
Rritu, fusha s’të harron!
Dimrit s’ke vlerë!
131.
Gjarprit uratë!
Shpëtoi varkën e Noes,
Nga miu laneti!
132.
Besoj në bambu.
Dallohet në largësi
Në breg të gjolit…
133.
Kuptoni hajkun,
Kur të fleni në bjeshkë!
Nderim burimit!
134.
Lehtë puthemi.
Degët flasin stërëmbël –
Bëhemi shegë…
135.
Sëmundjet zhduken,
Bleron agu e ëndrra.
Shehen kumbullat..
136.
Vashat gjidjegur,
Buzët nektar – thimthave…
Ti, mordje larg qofsh!
137.
Gjerdan prej ëndrrash,
Euridika ndal kujet –
Premton dashuri…