Albspirit

Media/News/Publishing

Përfaqësues të Ambasadës Franceze në Kosovë vizituan Kolegjin AAB

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Venera Llunji, dhe drejtoresha për Zhvillim të Projekteve, Ilirjana Geci, kanë pritur sot në një takim zyrtar përfaqësuesit e Ambasadës Franceze në Kosovë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në projekte e programe që ofrohen nga shteti francez.
Në këtë takim ku të pranishëm ishin z. Donato Giuliani, këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore, znj.Anne-Sophie Veyrier, drejtoreshë e Alliance Française e znj.Fikirje Pllashniku, sekretare e përgjithshme në Dapartamentin për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore, u bë e ditur se Ambasada Franceze është duke hartuar një strategji zhvillimi në të cilën partneriteti me institucione të arsimit të lartë do të jetë në rend të parë.
Pjesëmarrësit e këtij takimi u dakorduan që të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës do të konkretizohen fushat e bashkëpunimit, ndërsa së shpejti brenda AAB-së do të krijohet Këndi Francez përmes së cilit do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.
Një hapësirë e veçantë në këtë bashkëpunim do t’ i kushtohet edhe shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik përmes programit ERASMUS+, dhe po ashtu edhe vizitave studimore, ligjëruesve vizitorë, kurseve të gjuhës franceze dhe krijimit të rrjetit të bashkëpunimit edhe me universitete franceze.
Please follow and like us: