Sokol Beqiraj: POPULLI IRANIAN DO TË BOJKOTOJË ZGJEDHJET, EPOKA E MULLAHËVE KA MARRË FUND
Regjimi iranian do të mbajë zgjedhjet e tij të rreme presidenciale në 18 qershor. Sapo ka përfunduar regjistrimi për farsën e zgjedhjeve presidenciale, ku Gjykatësi klerikal dhe kreu aktual i Gjyqësorit iranian është kandidati i parapëlqyer i Liderit Suprem Ali Khamenei, dhe si rezultat, disa kandidatë të tjerë kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm të dalin nga gara dhe ta mbështesin atë. Entuziazmi i njohur i Raisi-t për ndëshkime trupore i ka dhënë atij reputacionin si një nga figurat më konservatore që mund të udhëheqë degën ekzekutive të qeverisë. Duke shërbyer për mbi dy vite si kryegjyqtar, ai e ka përforcuar këtë reputacion duke mbikëqyrur mbi 500 ekzekutime, si dhe torturimin e mijëra të burgosurve politikë, veçanërisht pas protestave mbarëkombëtare anti-qeveritare të nëntorit 2019. Mandati i Raisi-t si kryegjyqtar ka koinçiduar me një rritje të përdorimit të dënimit me vdekje, si vegël për shtypjen e disidencës. Zgjedhjet në regjimin klerikal janë një farsë në të cilën kandidatët duhet të demonstrojnë bindje të përzemërt dhe përkushtim praktik ndaj Velayat-e-Faqih (rregull absolut klerikal). Këshilli i Kujdestarit duhet të miratojë kandidatët. Këshilli i Ruajtësit është një organ me 12 anëtarë, gjysma e të cilëve emërohet nga Khamenei direkt ndërsa gjysma tjetër zgjidhet nga Shefi i Gjyqësorit, i cili është vetë i emëruar nga Khamenei. Kandidatët për zgjedhjet e rreme presidenciale të muajit qërshor 2021 kanë marrë pjesë në katër dekada të terrorizmit, krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, krimeve të luftës dhe plaçkitjes dhe nuk kanë dallime të konsiderueshme në aspektin e nxitjes së shtypjes, terrorizmit, luftërave dhe ndjekjen e programit të armëve bërthamore. Nuk ka asnjë ndryshim midis Ebrahim Raisi, autorit të masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988, dhe Ali Larijani, terroristit dhe arkitektit të censurës dhe shtypjes, ose cilitdo prej kandidatëve të tjerë. Sidoqoftë, këto zgjedhje janë krejtësisht të ndryshme nga zgjedhjet e mëparshme. Pas një serie kryengritjesh mbarëkombëtare dhe qindra protestave lokale dhe rajonale në katër vitet e fundit, përveç kolapsit të ekonomisë së vendit dhe përçarjeve të brendshme të përshkallëzuara të regjimit, mullahët në pushtet tani po përballen me makthin e përmbysjes si kurrë më parë. Pavarësisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, përmbysja e regjimit është e pa shmangshme. Thirrja e tubimit të popullit iranian është të bojkotojë zgjedhjet e rreme të mullahëve. Gjatë kryengritjeve të 2017 dhe 2019, me brohoritjet e Reformistëve,”loja tani ka mbaruar”, njerëzit demonstruan vendosmërinë e tyre të palëkundur për të përmbysur regjimin në tërësinë e tij. Populli iranian kërkon që bashkësia ndërkombëtare të qëndrojë me ta, të refuzojë tiraninë fetare në pushtet dhe përkundrazi të mbështesë një republikë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Për shkak të korrupsionit të regjimit, kriza ekonomike e Iranit e ka kthyer shoqërinë në një fuçi baruti. Ndërsa afrohet data, më shumë iranianë bashkohen në fushatën për bojkotin e zgjedhjeve farsë. Personalitete të shquara nga pesë kontinente anembanë botës janë bashkuar në solidaritet për një Iran të lirë dhe për të shprehur mbështetjen për lirinë në Iran. Ndryshimi i regjimit është zgjidhja e vetme. Kërcënimi më i madh për regjimin janë revoltat që janë gati të shpërthejnë në të gjithë Iranin. Përmbysja e regjimit është e mundur dhe brenda mundësive, sepse regjimi është i rrethuar nga pakënaqësia e gjerë shoqërore. Gati 11,000 protesta dhe demonstrata u zhvilluan në Iran vitin e kaluar. Merrni parasysh 10 milion të papunë, dhe 30 përqind të popullsisë që po vdesin nga uria. Mullahët janë të rrethuar nga këta njerëz. Kandidatët e zgjedhur me dorë për zgjedhjet e rreme presidenciale pranuan se ky regjim i përket 4 përqind të popullsisë ndërsa 96 përqind e njerëzve e përbuzin atë. Në të vërtetë, pavarësisht propagandës shurdhuese të regjimit, kërcënimi më i madh për regjimin nuk është një armik i huaj, por revolta shoqërore që presin të shpërthejnë brenda vetë Iranit. Realiteti është se përmbysja e diktaturës fetare është e mundur dhe brenda mundësive për shkak të paaftësisë dhe dështimeve të regjimit, përfshirë paaftësinë e tij për të përmbajtur shpërbërjen ekonomike të vendit, katastrofat mjedisore, dështimin për të siguruar nevojat më themelore të njerëzve dhe madje edhe dështimi për të konsoliduar regjimin. Për më tepër, Rezistenca Iraniane ka ngritur flamurin e kërkimit të drejtësisë për viktimat e masakrës së të burgosurve politikë 29 vjet më parë, duke e kthyer atë në fokusin kryesor të ligjërimit politik në Iran sot. Në zgjedhjet e rremë të fundit, parulla kundër regjimit ishte “Jo xhelatit, jo sharlatanit” (“na Jallad, na Shayyad”) u përqafua gjerësisht nga publiku. Po, ka ardhur koha për ekspozimin e xhelatëve derisa të vijë dita kur ata do të mbajnë përgjegjësi para kombit iranian. Rezistenca Iraniane (PMOI / MEK)që lufton me mjete demokratike për një Iran të lirë gëzon përkrahjen e sinqertë të popullit shqiptar. Ajo ka gjetur përkrahje dhe mbështetet tek gratë, punëtorët, mësuesit, profesionistët dhe të rinjtë vetëmohues Iranianë brenda dhe jashtë Iranit. Kushdo që të jetë presidenti i ardhshëm i Iranit, Raisi,apo dikush tjetër, nuk ka dyshim që ai do ta mbështesë aktivitetin e vazhduar të rrjetit terrorist, ashtu siç do të mbështesë edhe vazhdimin e shtypjes mbi ata që kërkojnë një alternativë demokratike brenda vendit. Nuk ka asnjë “reformist” në sistemin iranian. Nëse politikë-bërësit perëndimorë duan të mbështesin dikë në këtë garë, kjo mbështetje duhet të jetë për ata aktivistë iranianë që po i nxisin bashkatdhetarët e tyre për t’i bojkotuar krejtësisht zgjedhjet dhe për ta bërë të qartë që vota e tyre “është vetëm për ndryshimin regjimit”.