Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Jo të gjithë burrat vrasin…

Jo të gjithë burrat vrasin, përdhunojnë, sulmojnë, fyejnë ose abuzojnë.

Ka burra të mrekullueshëm në botë.

Burra që do të jepnin jetën e tyre për ju.

Burra që iu duan thellësisht.

Burra që kujdesen për fëmijët e tyre.

Burra që merakosen për familjen e tyre.

Burra që punojnë për të siguruar mirëqenje në familje.

Burra që sakrifikojnë për t’iu bërë të lumtur.

Burra miqësorë, të respektueshëm, zotërinj.

Burra që pa dyshim iu japin vendin tuaj.

Burra që iu ndihmojnë në mënyrë të pashmangshme.

Burrat që i trajtojnë gratë si xhevahirin e tyre më të çmuar.

Burra që janë besnikë dhe as nuk iu shkon mendja të tradhëtojnë.

Burra që kundërshtojnë patriarkatin, edhe pse iu jep privilegje, sepse ata e dinë vlerën e gruas dhe të secilit njeri tjetër.

Lufta nuk është e grave kundër burrave dhe anasjelltas, por lufta është e së mirës kundër të keqes.

Dhe nëse deri sot, makabritet më të mëdha ndaj fëmijëve, vajzave/grave, madje edhe ndaj djemve/burrave të tjerë, ku cënohet dinjiteti dhe jeta e tyre, po bëhen po nga burrat, atëherë ti si djal/burrë që po e lexon këtë tekst, bëhu një nga këta burrat e mësipërm që i kemi renditur dhe ndiko që të ndalojnë përgjithësimet ndaj gjinisë tënde.

Le të gëzojmë për djemtë e burrat e mrekullueshëm që na rrethojnë!

Please follow and like us: