Xhoi Jakaj: Histori e vërtetë dhe dy fjalë për protestën!
Në kohën kur isha drejtuese e burgut grave, aty gjendej një vajzë që vrau me thikë përdhunuesin e saj dhe gjykata kishte marrë vendim jo shumë racional e objektiv edhe se u gjetën prova, se vrasja u krye në vetëmbrojtje; ajo vajzë trime në heshtje, edhe me formën e kokës dhe modelin e saj të prerë fliste që unë nuk e durova dhunën e padrejtësinë, edhe pse ishte nga një zonë e thellë e veriut të Shqipërisë ku vajzat jo fort lehtë kanë fituar liri e të drejta apo kanë vendosur drejtësi e bërë revolucion ndër vite. Kjo vajzë e realizoi në formën e saj mbrojtjen e shpëtimin nga dhunuesi që e kishte komshi, ajo ishte aktive gjatë vuajtjes së denimit, punëtore, e qeshur, e edukuar, me ca flokë kaçurrela të bukura, por me sy në lot shpesh kur përballej me persona që edhe e paragjykonin për veprimin e saj; mua më pelqente ajo vajzë, e mbroja e i jepja të drejta aq sa e përmban rregullorja e brendshme bashkë me stafin e IEVP ‘Ali Demi’.
Ishte një person plot pozitivitet dhe nëse flisje me të kishe çfarë mësoje prej saj edhe pse me droje e thoshte fjalën shpeshhere për shkak të vepres penale me të cilën ishte dënuar, sot është e liruar dhe integruar jashtë Shqipërisë, sepse më shkruan shpesh në Facebook dhe jam e lumtur për fatin e saj që më në fund i erdhi i bardhē, siç ishte shpirti i saj; sa respekt ruaj për atë vajzë e sa jam lumturuar kur e mora lajmin që u integrua jashtë këtij vendi tepër gjykues!
Unë sigurisht nuk po promovoj vrasjen sepse atë vendim e marrin organet ligjvënëse të një shteti, por jam pro dënimit të përjetshëm për ata që përdhunojnē një fëmijë.
Nuk duhet kurrsesi gjykuar protestat që organizohen në mënyrë spontane sepse fundja është liri mendimi e një brezi të ri që nuk pajtohet lehtë me raportin e dhunes e cila nga meshkujt është shumë i madh në ambientin shqiptar.
Ajo proteste është organizuar nga rrjetet sociale dhe protogonistët kryesorë të organizimit i njoh personalisht dhe i çmoj se janë vajza e gra mendjehapura e të afta në jetë, por edhe nuk kanë marre kurre fonde nga donatorë të huaj e as organet vendore. Ama edhe nëse ka gra që marrin fonde, mire bëjnë sepse fondet e BE- për atë punë janë e shpesh nuk alokohen se nuk ka projekte. Arsyeja “nuk shkoj ne protestë” dhe nuk e mbështes protestën sepse merren fonde e keqperdoren nuk më bind aspak, ato OJF që marrin fonde e nuk ndihmojnë në emancipimin dhe mbēshtetjen e gruas në këtë vend e paçin në shpirtin e ndërgjegjien e tyre në këtë jetë dhe në atë jetë!
Por nuk e perfaqëson gruan as vajzën shqiptare një shoqatë që nuk punon apo një drejtuese jo e denjë e një shoqate që nuk ka përdorur si duhet fondet e marra në shërbim të kauzave të ndryshme; njoh pafund gra e vajza që bëjnë shumë punë në dobi të grave e vajzave duke i ndihmuar pafund ato, janë dy të tilla që ishin aty për t’i dhëne zë e figurë paqësore protestës si Edlira Çepani dhe Rozi Dhimitri
Boll me gjykime se jemi shoqëri për t’u mëshiruar, mbro vajzën, gruan, motrën dhe nënën, sepse nga ato vjen jeta; duaje dhe thuaj vajzës e motrës një fjalë të mirë e japi të drejta dhe dashuri pa kushte; ky duhet të ishte thelbi i bisedës sot në të gjitha mediat sociale apo vizive.
Mbro vajzat sepse ka aq shumë të dhunuara në këtë vend që nuk kanë ku ankohen e në fund u mbetet të bëjnë vetëgjyqësi, si rasti i vajzës së sipërpërmenduar në historinë time në burgun e grave!