Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: HESHTJA

Gjithkush thërret orët e lumtura
heshtja thyhen kohën përgjysmë
po s’ndieje fare
kërkoni orët e lumtura
të drejtë keni, Zoti ua jep
po ata do t’vinë bashkë më ty në varr ftofshëm
dhe dyshimi, mendoni “po më pas”?

Mbi ty do çel bar
kërko lumturi
tani, apo pas…

Ëndërro fushave ku derdhet djersa lumë
e lumtura mbetet, askush se merr në varr
trupi ushqen dheun si peshqesh
shpirti çjerrët
mjerë ai që qan kur dritë sheh
lumturi kërko si skllav
ku n’xham troket e nuk flet
e gjumë s’bën si një lyps!


26. V. 2021

Please follow and like us: