Ylli i pornografisë helmon të dashurin miliarder
Ish-ylli japonez i pornografisë Saki Sudo u padit me akuza të rënda për vrasjen e burrit të saj , miliarderit 77-vjeçar Kosuke Nozaki, i njohur si ‘Don Giovanni i Kishu’. Sipas hetuesve, gruaja ka helmuar 77 vjeçarin nëpërmjet në substance helmuese në ushqim. Policia thotë se ka prova që tregojnë se gruaja ka komunikuar me një person që ka njohuri për llojet e helmeve. Gjithashtu policia bën të ditur se gruaja ka kryer hulumtime në internet në lidhje me substancat helmuese, para se të helmohej burri i saj. Mësohet se i moshuari u gjet i vdekur në shtëpi më 24 maj të 2018-ës, katër muaj pasi ishte martuar me modelen. Sidoqoftë mediet japoneze iu rikthyen rastit, pasi javët e fundit u arrestua gruaja e të ndjerit, ish-pornstarja dhe modelja, e cila akuzohet se e ka helmuar, megjithatë ajo mohon çdo akuzë.