Hollanda dhe 15 vende europiane, vendet më tolerante në botë
Një indeks gjithëpërfshirës tregon se është Hollanda pikërisht vendi më tolerant në botë. Por Europa nuk ka vetëm Holandën e cila është tolerante. Në mesin e 20 vendeve më tolerante në botë, 15 prej këtyre shteteve janë europiane. Pesë shtetet e tjerat janë Kanadaja, Afrika e Jugut, Australia, Argjentina dhe Republika Dominikane. Pas Holandës është renditur Suedia, Norvegjia, Portugalia, Irlanda, Britania e Madhe, Kanadaja, Finlanda, Luksemburgu dhe Danimarka. Në këtë listë janë edhe Gjermania, Austria, Belgjika dhe Australia. Përndryshe, parametrat kryesorë të vlerësimit në raport janë: gjithëpërfshirja e qytetarëve sa i përket gjinisë, raca, përkatësia etnike dhe ajo fetare, si dhe disa fusha tjera. Në anën tjetër vendet me gjithëpërfshirjen më të vogël në botë janë Jemeni, Iraku, Sudani, Maroku dhe Ruanda.