Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Rehabilitimi i të dënuarve gjatë dhe post-daljes nga burgjet

 

Po e nis dhe po e mbyll këtë shkrim me 2 thënie të rëndësishme për sistemin penitenciar dhe sfidat në reabilitimin e të dënuarve!

Thënia e parë: “Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh”.

Kur dhe ku fillon realisht rehabilitimi?

Unë mendoj se nje rol të rëndësishëm ka edhe personeli i burgjeve, sidomos ata që ngarkohen me zbatimin e programeve për edukimin, arsimimin dhe aktivitete të tjera që parashikohen në ligj; kjo shkruhet edhe në “Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut”.

Nuk mund të pretendohet për rehabilitimin e të dënuarve, kur personeli i burgut nuk ka koncepte të drejta se synimi kryesor në kohën e heqjes së lirisë, është rehabilitimi i tyre.

Por këto detyra sa të rëndësishme edhe të vështira nuk mund t’i realizojnë, persona të paarsimuar dhe pa njohuri minimale profesionale ndaj apeli i parē shkon për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve tona sepse punonjësit e kualifikuar ia dijnë rendësinë rehabilitimit dhe si pasojë edhe zbatimin e programeve që synojnë realizimin e tij, e këtu e kam fjalën për ata punonjës që me ndërgjegje angazhohen:

  • Për të zvogëluar vuajtjen e dënimit.
  • Krijimin e klimës paqësore dhe normalizimin e jetës në kushtet e burgut. •Rritjen e vetvlerësimit të të dënuarve dhe inkurajimin e shpresës për jetën pas burgut etj.

A kemi në personelin e burgjeve të aftë dhe të përshtatshëm për të zbatuar standardet që kërkohen?

A janë të tepërta këto kërkesa që parashtrova?

Mendoj se është e nevojshme  të zbatohen rregullat e standardeve minimale të OKB në trajtimin e të burgosurve

A ka njohuri personeli për të drejtën kushtetuese, penale dhe proceduralo-penale për të dënuarit dhe të paraburgosurit në burgje?

A i nënshtrohet personeli i burgut testimit për të verifikuar ecurinë e tij?

E them me bindje jo se dy vite kam drejtuar në ato institucione.

 

Rehabilitimi brenda dhe jashtë IEVP-së

 

Rehabilitimi është i lidhur më faktin se sa punohet për të zvogëluar dallimin midis jetës së burgut dhe jetës së lirë.

Rëndimi i kushteve të jetës në burg të të dënuarit, nuk i shërben riedukimit, rehabilitimit dhe më vonë riasocimit mbas mbarimit të dënimit ose lirimit të tij.

Në përputhje me ligjin edhe i dënuari me burgim të rëndë madje edhe ai me burgim të përjetshëm duhet të ketë shpresë se një ditë do të kthehet në shoqëri, e ndaj punonjësit e IEVP punën e tyre duhet ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë jo te diferencuar për nga respektimi i të drejtave dhe lirive themelore.

Riedukimi nuk është një proces i lehtë. Në këtë vështrim edhe shpresa e integrimit në shoqëri pas lirimit kalon në një proces që dhe mund të zgjasë.

Kufizimet e të drejtave të tyre në kushtet e burgut, nuk duhet të justifikohen me mungesën e burimeve.

Kjo do të thotë se atë që u garanton ligji, nuk mund t’ua kufizosh dhe aq me keq t’ua mohosh me të ashtuquajturat shkaqe ‘objektive’ me pretendimin se “këto janë kushtet”. Efektet e rehabilitimit dhe riasocimit janë relativisht të pakta në vendet e varfra dhe dhe vetë shoqëria ka problemet e saj.

Punesimet pas lirimit janë më tepër të natyrës humane.

Ligji jonë penal njeh edhe institucionin e lirimit para kohe me kusht.

Sipas këtij neni i dënuari me burgim mund të lirohet me kusht nga vuajtja e dënimit, vetëm për arsye të veçanta nëse me sjelljen dhe punën e tij ka treguar se dënimi i dhënë kundër tij ia ka arritur qëllimit të riedukimit. Por post daljes nis sërish një kalvar vuajtje e mundimesh!

Për krime veçanërisht të rënda nuk lejohet lirimi para kohe me kusht.

Edhe nëse një ditë lirohen shoqëria vështirë t’i pranojë më në gjirin e tyre, le pastaj t’i ndihmojë për punësim e reabilitim që gati është në kufi të së pamundurës?

Mendoj se reabilitimi shmang një riciklim.

Po e mbyll me një thënie nga Khalil Gibran: “Njeriu ka lindur i lirë, por me prirjet e tij ai ndërton burgje. Dhe pa e vëne re, gjendet i burgosur brenda tyre”.

Please follow and like us: