Fieri nderon shkrimtarin Ismail Kadare me titullin ”Qytetar Nderi”
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka marrë titullin qytetar nderi i Fierit, që ju dorëzua nga kryetari bashkisë Armando Subashi. Kadare u shpreh i emocionuar për marrjen e titullit.
”Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve”,-tha Kadare.
Kujtojmë që ky vit (2021) është shpallur “Viti Kadare”. Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko dhe aktorit të Teatrit “Bylis” Klajdi Marku.