Albspirit

Media/News/Publishing

A ka pasoja sociale, morale apo juridike për punëmarrësin zgjidhja e një kontrate pune pa një shkak të arsyeshëm apo abuzues?

Donila Pipa

Jetojmë në një botë globale dhe demokratike, ku çdo palë që nënshkruan një kontratë, ka të drejta dhe detyrime. Në parim kjo gjë lidhet me vullnetin e palëve, për të lidhur një kontratë, për ta ndryshuar atë apo edhe për ta zgjidhur atë.

Një ndër kushtet e tjera të drejtësisë sociale është dhe informimi, konsultimi apo edhe detyrimi ligjor që çdo veprim të bëhet duke e njoftuar palën tjetër apo edhe duke i dhënë mundësi të shprehet.

Jemi një shtet që duam të hapen negociatat, duam të ndihemi europianë në të drejtat e traktateve të Bashkimit Europian, rregulloreve, direktivave, respektimin e dinjitetit njerëzor apo barazisë në të drejta.

Por për fat të keq të gjithë njëherë në jetën tonë, në demokracinë e brishtë shqiptare, jemi diskriminuar dhe jo vetëm nga aspekti ekonomik sepse e kemi gjetur veten të papunë, por akoma më shumë nga dëmi moral që na kanë shkaktuar.

Mendoni veten tuaj si jeni ndjerë moralisht, kur jeni thirrur te jepni dorëheqjen, pavarësisht se nuk e dëshironit këtë gje apo pa asnjë shkak të arsyeshëm?

Mendoni si jeni ndjerë një ditë kur keni ardhur me qejf në punë dhe ju kanë komunikuar për një arsyje dhe shkak të paarsyeshëm që “bëj gati gjithçka dhe largohu”… indirekt se nuk na duhesh më!

Mendoni se dëmi moral që ju është bërë blihet me para, blihet me falje apo a mund të harrohet kollaj?

Sot, u përballa me një rast të tillë, në një tranjim online, ku viktima”, ishte akoma në gjendje shoku se nuk arrinte dot edhe pse kishin ikur vitet, të kuptonte pse e kishin hequr nga puna dhe e kishin diskriminuar në dinjitetin e saj, në punën e saj, si qënie njerëzore, pavarësisht se nuk kishte marrë asnje vërejtje, pavarësisht se nuk i ishte komunikuar asnjë raporti keq  performance… apo…

Lotët e saja më preken ishte një grua mbi 50 vjeç, që kishte filluar edhe një master, për të mbajtur vendin e punës… dhe për ironinë e fatit e flakën në rrugën e madhe”… pa u ndjerë fajtorë!

Të gjithë jemi ndjerë si “një jetim”, në këtë botë globale… ku vetëm dinjiteti njerëzor dhe barazia në të drejta nuk respektohen… dhe si gjithmonë dyshime, faji është jetim, kushedi çka bërë që e hoqën, ndoshta nuk është e aftë, ndoshta nuk përshtatet dot me këtë mentalitet pa të drejta?!…

Sot, unë u ndjeva ajo grua 50 vjeëare, që pavarësisht kishin ikur vitet, ajo edhe sot se kishte kuptuar pse e kishin hequr… dhe mu kujtuan ato filmat me ato grupet mafioze që kush ju prishen pazaret eliminojnë kundërshtarët

Dhe, për çudi dhe ironinë e fatit, e dua dhe me shumë  legjislacionin europian dhe atë ndërkombëtar në fushën e punës, sepse e shikoj të ardhmen e këtij mentaliteti, vetëm tek njohja e ligjit, jo vetëm në letër… e shikoj shpëtimin e Europës, shteteve, individit, duke e bërë këtë Europë, botë më sociale, duke vendosur detyrimin e lidhjes së kontratave të punës kolektive, transparencë si të pagës, por edhe të vendimarrjes, “pasi nuk mund të ecet kështu, gjej një shkak, hiq dikë nga puna”. 

JO KËSHTU, të dashur punëdhënës… ka shtet, ka inspektorate pune, ka edhe gjykatë, ka edhe një botë globale digitale, sot ku të gjithë bashkë duhet të flasim të tregojmë rastet kur jemi ndjerë si “pa prindë” e pa shtet dhe pa veten tonë… pasi dëmi moral që mund t’i shkaktosh një njeriu të ditur… është si ajo thika që ia jep pas shpine… ku do kohë që ajo plagë të shërohet!

Sindikatat, kanë detyrimin t’i bëjnë qeverisjet shtetërore, ndërmarrjet, individët më të mirë për të kuptuar që punëmarrësi nuk është një skllav pa të drejta, por një kapital human, që asnjë teknologji nuk mundet, të ecë përpara pa përgjegjësinë, pasionin, vullnetin për të punuar si qënie njerezore!

Puna nuk është mall të blihet dhe të shitet sa herë ka nevojë punëdhënësi për ofrimin e saj nga ana jote dhe pastaj si një lecke të të hedhë në rrugë të madhe, sidomos kur punëdhënësi është një ndërmarrje, apo institucion privat.

Një pikë loti ra nga faqja imepor sot nuk është një lot dështimi por një lot force, që vetëm duke folur, duke denoncuar rastet e diskriminimit, sidomos ato që lidhem me dinjitetin tonë, qeveritë, ndërmarrjet, individët dhe marrëdhëniet e punës si  marrëdhënie konsensuale mund të jenë më transparente dhe demokratike, më produktive në fushën e punës dhe punësimit.

Çdo dëm moral duhet t’i paguhet individit… dhe kjo nuk bëhet kur ti mendon që je vetëm, por duke folur, denoncuar çdo rast që ti si punëmarrës dhunohesh, abuzohesh, të shkaktohet një dëm moral qe sjell dhe një dëm ekonomik, përveç faktit që mbetesh papunë,,por dhe rikuperimin moral të vetes tënde nga tronditja e të gjeturit vetëm në një treg shumë herë informal dhe duke pyetur veten:  Pse, kur dhashë shpirtin për këtë punë? Pse, kur harrova që kam një familje, punova çdo ditë, punova edhe me orë shtesë, madje edhe të shtunën?

Përgjigja më e mirë është koha, jo se duhet të harrosh, por duhet të ndihmosh dikë, që është ndodhur në këtë situatë, ta motivosh që të ecë përpara dhe të kërkojë më shumë të drejtat e tij/saj… pavërësisht se njëherë të vetme në jetën e tij është konsideruar si një “leckë me një përdorim”.

Sot,  media, sidomos ajo digitale na jep mundësinë që të themi çdo gjë… dhe sot  institucionet duhet të dëgjojnë dhe të merren më me përgjegjësi me rastet e diskriminimit në marrëdhëniet e punës që lidhet sidomos me dinjitetin apo dëmin moral që i shkaktohet një punëmarrësi, pasi nesër mund të jeni ju, familjarët tuaj, VIKTIMA E RADHËS!

28. 05. 2021.

Please follow and like us: