Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Me karrocë me rrota në spital, Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano duket se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ditën e sotme ai është paraqitur në një spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në video e siguruar nga “Report TV”, Nano duket teksa del nga makina e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano. Në pamundësi për të ecur në këmbë, Nano, i cili mbanë të vendosur edhe një maskë mbrojtëse ndaj COVID, merret me një karrocë me rrota dhe futet në spital. Nuk bëhet ende me dije se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur ish-kryeministri. Fatos Nano, 68 vjeç, ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005./report tv

Please follow and like us: