+16/Kohë të mbara për nudistët francezë, pritet reagimi nga konspiracionistët
Një galeri e Parisit ka hapur dyert e saj për herë të parë për nudistët. Një muze arti bashkëkohor mbajti eventin një ditë më parë ku ishin të pranishëm 161 vizitorë vlerësues arti. Pasi u zhveshën komplet, vizitorët ndoqën ekspozitën. Më pas galeria hapi dyert e saj për të dashuruarit pas artit por ndryshe nga grupimi i të veshurve. Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit për Shoqatën e Nudistëve të Parisit tha se ‘mentaliteti po ndryshon, nudistët po kapërcejnë barriera, tabu ose mentalitete që ishin penguese”. Një mashkull nudist shtoi se “ju përjetoni veprat ndryshe, mentaliteti po ndryshon”. Paris Naturist Association tha se kjo ide ishte një mundësi e madhe. Vitin e kaluar, kryeqyteti francez krijoi një zonë të dedikuar për nudistë në parkun ‘Bois de Vincennes’. Ngjarja i ka kapur në befasi konspiracionitët ndërkombëtarë, përfshi edhe ata shqiptarë që pritet të reagojnë dhe të akuzojnë shoqëritë e fshehta.