Albspirit

Media/News/Publishing

Chelsea fiton finalen e Champions League

Chelsea është fitues i Champions League për sezonin 2020-2021. Skuadra e Tomas Tuchel ka bërë mrekullinë duke fituar 1-0 në finalen e luajtur në Porto të Portugalisë kundër Manchester City-it.

Trajneri i madh Pep Guardiola nuk i ka garantuar triumfin ekipit nga Manchesteri.

Kronika e ndeshjes

Sinjalin e parë e dha Timo Werner tek Chelsea, duke shpërdoruar një mundësi të artë në minutën e 15-të, ndërkohë që pak më pas sërish e dërgoi topin në duart e portierit Ederson. Në krahun tjetër Phil Foden është ai që shpërdoron një mundësi shumë të mirë në minutën e 29-të. Blutë e Londrës humbën Thaigo Silvën për shkak të një dëmtimi në minutën e 39-të, por do të gjenin më pas shumë shpejt golin.  Në minutën e 42-të, Havertz merr një top fantastik nga Mount, driblon portierin dhe më pas e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

City mundohet të reagojë veçanërisht në fillimin e pjesës së dytë, por e pati të vështirë krijimin e aksioneve të rrezikshme. Misionin ua bëri më të vështirë edhe dalja nga fusha për shkak të një dëmtimi e De Bruyne. Në të 73-tën, Pulisic bën më të vështirën pas një pasimi nga Havertz, duke e dërguar topin jashtë portës.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, teksa Chelsea rrëmbeu trofeun e dytë në historinë  e klubit.

Please follow and like us: