Le Radical, 24 Nëntor 1912/Shqipëria shpallet shtet i pavarur në Durrës; 64 udhëheqës votuan pro, 24 kundër
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
“Le Radical” ka botuar, të dielën e 24 nëntorit 1912, në faqen n°3, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Pavarësia e Shqipërisë
Romë, 23 nëntor. – Na shkruajnë nga Durrësi:
“Udhëheqësit shqiptarë u mblodhën dje në Durrës, nën kryesinë e Qemal beut, gjithsej 88 persona, të cilët vendosën, 64 votuan pro, ndërsa 24 kundër, të shpallnin Shqipërinë shtet të pavarur”.
Please follow and like us: