Albspirit

Media/News/Publishing

Rifat Ismaili: NË KËTË DHOMË…

NË KËTË DHOMË…
Në këtë dhomë ndodhet
Zjarri në oxhak
Me gjuhët e tij të verdha,
Një jastëk,
Disa foto
Ora e varur…
Mungesa jote
Sytë e tu
Që shfaqen mbi mur
Vetmia ime
Flet me heshtjen…
Mungesa jote
Magjepsur ka çdo gjë
Dhe unë rri i ulur
I ftohtë si një gur;
Ky zjarr s’po më ngroh,
Kur do vish, e dashur?
IN QUESTA CAMERA…
In questa camera c’e
Il fuoco nel camino
Con le sue lingue gialle,
Un cuscino,
Delle foto,
L’ orologio appeso,
La tua assenza
I tuoi occhi
Che si dipingono nel muro,
La mia solitudine
Che parla con il silenzio…
La tua mancanza
Ha incantato tutto.
Ed io resto seduto
Freddo come un muro.
Questo fuoco non mi basta;
Quando verrai, amore?
Please follow and like us: