“Sfilonte” koridoreve të gjykatës, ç’thotë Kodi i Etikës për gjyqtarët
ILD ka kërkuar ditën e sotme nisjen e hetimit disiplinor për gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Kamadanit iu evidentuan në një llogari në Tik Tok disa video nga ambientet e gjykatës teksa kërcente me këngën “mafia, mafia”. Por çfarë thotë Kodi i Etikës për gjyqtaren dhe a e ka shkeluar ajo ligjin?
Në një vëzhgim të kryer nga Opinion.al del se pika ‘9’ e Kodit të Etikës tregon qartë të gjithë detajet e ‘parimeve të sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje’ që duhet të ketë në institucion funksionari.
Nisur nga neni “b” ku shkruhet se: Duhet të respektohet dinjiteti i funksionit.
Neni “c” shkruan se: Nuk lejohet që zyra e tij të përdoret për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore
Neni “ç” shkruan se: Mban veshur togën gjyqësore gjatë ushtrimit të funksionit në salla gjykimi apo ambiente të tjera që i zëvendësojnë ato, ndërsa me raste të tjera gjatë kohës së punës ose kur vepron si përfaqësues i gjyqësorit i përmbahet rregullave të veshjes formale.
Ajo që është ironike është fakti se respektimi i Kodit të Etikës mbikëqyret nga vetë kryetarja e gjykatës.
Vetë kryegjyqtarja është shprehur se videot janë hedhur në rrjetin social nga persona të tjerë, me qëllim prishjen e imazhit. Por kjo nuk e mohon faktin që pamjet filmike janë kryer nga ambientet e një institucioni shtetëror nja një funksionar i lartë i drejtësisë.
“Sfilonte” koridoreve të gjykatës, ç’thotë Kodi i Etikës për gjyqtarët