Albspirit

Media/News/Publishing

15 dhjetor 2015/Një pyetje ambasadorit amerikan që hapi Kutinë e Pandorës për korrupsionin galopant në Shqipëri

Çerçiz Loloçi (www.alb-spirit.com): Zoti Ambasador, a nuk do të ishte shume e vlefshme nga ana juaj që disa politikanë majtas dhe djathtas, gjyqtarë, prokurorë dhe shtetarë të lartë të korruptuar dhe të inkriminuar të shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithë vendet perëndimore? 

Ambasadori i SHBA, Donald Lu: Çerçiz, kjo është një super pyetje.

Në fakt, ekziston një vendim presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili i jep Sekretarit të Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Siç e kemi thënë edhe më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse – duke u bazuar në këtë vendim presidencial – atyre duhet t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Personat non grata

 

  1. Departamenti Amerikan i Shtetit (DAP) të shpallte nongrata” (të padëshiruar) më 14 shkurt 2018 ish-Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptar, Adriatik Llalla, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion. Në vendimin e DASH thuhej: “Përveç përcaktimit të z. Llalla, Sekretari po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Llalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas joamerikanë”.
  2. Pak javë më pas, më 16 prill 2018, DASH do t’i ndalonte, me të njëjtin motivacion, hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. “Përveç përcaktimit të z. Doshi, Departamenti po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. DoshiXhovana Doshi, vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djalin e tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”.
  3. Më 30 korrik 2019 DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion. “Sekretari i Shtetit po përcakton publikisht Kryetarin e Bashkisë Shqiptare të Durrësit, Vangjush Dako, nën Seksionin 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndarura të FY 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm”.

https://alb-spirit.com/2017/02/04/15-dhjetor-2015transkripti-i-bisedes-ne-facebook-te-ambasadorit-donald-lu-politikane-dhe-zyrtare-qe-do-u-ndalohet-hyrja-ne-shba/

 

Please follow and like us: