Altin Sh. Kajtazi: SI DIELL JE
Nxeh o diell
si më t’bukuren ditë vere
pa shpurë erë
që t’shoh majën e degës së lartë
një muaj rresht!
Ti më vije ndërmend e unë s’fle
si zambak çelur të mbaja në duar
poshtë urës rrjedh ujë i Drinit
aromë kamomili ti me je!
Nxeh o diell
s’verdh gjitha fletët
një nga një
ky lum i bardhë shushurit si tel harpe
mbi dheun e murrmë
dhe fjalët tona nata i pat dëgjuar
dhe ky lum që s’di të fle!
1 qershor 2021.
Please follow and like us: