Albspirit

Media/News/Publishing

Oana Glasu, letër publike për ministren Margariti

E nderuar Zonja Ministre Elva Margariti,
E nderuar Zonja Drejtoresh Alda Bardhyli ,
E nderuar Juri: Zonja Diana Kastrati, Zonja Esmeralda Kromidha dhe Z. Ben Andoni,
Duke ju prezantuar shprehjen e respektit tim të lartë, do të doja ta bëja të qartë se ajo që dua të ndaj me ju nuk është një kontestim ose një pakënaqësi e dikujt, që është edukuar të pranojë humbjen, të respektojë vendimet zyrtare ose ligjin.
Jam Oana Glasu, përkthyesja për gjuhën rumune e shkrimtarit të madh shqiptar Thanas Medi, shpërblyer në 2013 me Çmimin e Madh të Letërsisë për romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës” dhe duke patur parasysh nderin që vendi i tij i ka bërë, unë lejova veten time për ta konsideruar atë të madh, në fakt, duke qenë e bindur për këtë.
Unë nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të vepruar si një kandidat të cilit i është bërë një padrejtësi, dmth nuk mund të vë në dyshim besimin e mirë dhe profesionalizmin me të cilin u organizua kjo garë ose drejtësinë e jurisë që pas gjithë analizave, përcaktoi fituesit e këtij edicioni. E megjithatë, kam një farë ankthi, që ndoshta vjen nga mungesa e informacionit. Si e tillë, do të isha shumë e interesuar dhe do të isha mirënjohëse nëse do të mund të më jepnit disa detaje rreth personit/personave që keni zgjedhur për vlerësimin e përkthimit rumanisht të romanit në konkurrim, me autor shkrimtarin Medi. Çfarë i rekomandon për këtë pozicion të vlerësuesve nga pikëpamja letrare-gjuhësore, e cila është përvoja në këtë fushë, duke pasur parasysh që përkthimi është një krijim më vete, një ndërtim i bazuar në rregullat e gjuhës në të cilën bëhet dhe jo një pasqyrim fjalë për fjalë i tekstit origjinal. Do të doja të dija nëse personi/personat e caktuar i njohin rregullat e shkrimit, pikësimit, gramatikës (dhe me teori) të gjuhës rumune, nëse kanë njohuri të estetikës, stilistikës, nëse e kuptojnë sinoniminë e gjuhës rumune dhe më në fund , nëse ata e dinë se çfarë do të thotë përkthimi nga teoria në fakt?
Duke folur gjerësisht, këto do të ishin pyetjet e mia. Çdo përgjigje do të më ndihmonte të kisha një pasqyrë të qartë të korrektësisë me të cilën u bë vlerësimi ynë. Duke analizuar fletën e përgatitur nga vlerësuesit, unë do të isha në gjendje ta shpjegoja dhe madje ta kundërshtoja, por gjithnjë bazuar në dialog konstruktiv.
Në mungesë të përgjigjeve nga ju, unë do të imagjinoj që vlerësuesit janë të shkolluar për letërsi, profesionistë dhe me qëllimet më të mira. Diçka në shpirtin tim më thotë se gjërat nuk rrinë fare ashtu dhe se duke hyrë në detaje, unë mund të mbetem me një shije të hidhur, me një zhgënjim të madh. Është thjesht një hamendje! Unë mendoj se gjërat shkuan së bashku, dmth kriteret e marra parasysh gjatë vlerësimit të përkthimeve ekzistuan gjithashtu në drejtim të zgjedhjes së vlerësuesve për gjuhën rumune dhe mbizotëroi kompetenca. Është shumë e vështirë për mua të besoj se do të ishin diçka tjetër përveçse të diplomuar për letërsi! Do të ishte e komplikuar për mua të pranoja verdikte nga ish-të diplomuar të mundshëm të drejtësisë, inxhinierisë, ekonomisë, etj në Rumani, vetëm sepse flasin rumanisht.
Duke ju ripërtërirë shprehjen e konsideratës sime më të lartë, do të pres një përgjigje qartësuese prej jush ndaj këtyre shqetësimeve të mia! Gjithashtu, dëshiroj t’ju siguroj se të gjithë këto gjerat përbëjnë për mua vetëm një çështje dinjiteti!
Please follow and like us: