SHUMË URIME PËR DITËLINDJE Z. ELMI BERISHA, KRYETAR I VATRËS
Vatranët dhe redaksia e gazetës DIELLI i përcjellin urimet më të përzemërta kryetari të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” Z. Elmi Berisha, zgjedhur në mënyrë unanime nga delegatët e Kuvendit të 19 Janarit 2020. Z. Berisha ka fituar besimin e të 12 degëve të Federatës Panshqiptare të Amerikës dhe Kanadasë.
Z. Berisha është i pari shqiptar i Kosovës i zgjedhur në krye të Vatrës përgjatë 109 viteve ,që nga 28 prilli i vitit 1912, kohë themelimi i Vatrës..
Urojmë që objektivat dhe zotimet e Platformës së Tij ”VATRA E SHEKULLIT XXI” të kthehen në realitet.
Edhe pse kohë Pandemie, Kryetari dhe ekipi i Tij, e kanë kthyer Vatrën në kohët e veta më të mira. Vizitat në Washington, në Prishtinë, Tiranë, Shkodër, Krujë etj. e kanë lartësuar emrin e Vatrës në trojet Kombëtare. Projektet”Historia e Vatrës përmes Arkivave” në 5 vëllime, projekti i “Historisë së Gazetës Dielli”, projekti i një qendre të re gjithëhpërfshirëse për VATRËN dhe Komunitetin, për Shkolla shqipe, e qendër Kulturore etj. të kthehen në jetë sa më shpejt të jetë e mundur. Po ashtu edhe projekti për ndërtimin nga Vatra e shtëpive të shembura nga Tërmeti.
Memorandumet e bashkëpunimit me Ministrinë e Jashtme e të Diasporës të Kosovës dhe institucione të tjera, mbajtja e lidhjeve me Deparatmentin e Shtetit, do të bëjnë më efektive punën e Vatrës për Çështjen Kombëtare, fokus i Vatrës për 109 vite.
I urojmë kryetarit jetë lumtur, mirësi e gëzime në Familje dhe suksese në drejtimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.