Ka edhe më keq se parlamentaret e opozitës, deputetja përjashtohet nga seanca për xhinset e ngushta
Një deputete është përjashtuar nga seanca parlamentare për shkak të veshjes të pantallonave të saj të ngushta dhe një bluze të verdhë. Condester Sichwale u përjashtua nga kryetari i parlamentit në Tanzani, Job Ndugai, i cili tha se ishte një veshje joparlamentare. “Shko vishu mirë dhe … bashkohu me ne më vonë”, i tha Ndugai. Ai mori këtë vendim pas një proteste te deputetit tjetër Husein Amar për veshjen e saj. Ndugai gjithashtu tha se “disa nga motrat tona po veshin rroba të çuditshme… Çka po i paraqesin ata shoqërisë”? Husein Amar argumentoi se parlamenti ishte një pasqyrim i shoqërisë, duke cituar pjesë të rregullores së parlamentit që u ndalon grave të veshin xhinse të ngushta.
Please follow and like us: