Konsulentja e emigracionit: Programet më të thjeshta të emigrimit në Kanada
Jona Kaddoura, konsulente e emigracionit në Kanada, e frymëzuar nga historia e saj dhe e familjes së saj, ka nisur rrugëtimin e saj për t’i ndihmuar të tjerët, pikërisht në fushën që e kishte përjetuar si fëmijë. Me origjinë nga Shqipëria, ajo ka emigruar me familjen e saj në Kanada kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç. Gjatë studimeve të hershme ajo ka filluar punësimin e saj në një firmë ligjore të imigracionit. Para disa vitesh ka hapur kompaninë e saj këshilluese “Glacier Immigration”, e cila ofron një larmi të madhe të shërbimeve rreth emigracionit në Kanada dhe mundësive të emigrimit në këtë shtet. Në një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”, Jona tregon pa modesti: “Ne punojmë ngushtë me të gjithë klientët tanë që kanë arritur në Kanada kohëve të fundit, me studentët që vijnë me viza studimi, me punëtorët që vijnë me viza pune, dhe me të gjitha kategoritë e mundshme të emigrantëve të rinj në Kanada, me besimin se me punën profesionale tonën emigrimi në Kanada është më i lehtë, më i zgjuar dhe më i mirë”.
Jona, në fillim a mund të na tregoni se çfarë ju shtyu të merreni me fushën e emigracionin në Kanada?
Ajo që më ka frymëzuar të bëhesha një konsulente e emigracionit është fakti që unë pëlqej të ndihmoj njerëzit. Unë jam një individ shumë proaktiv dhe pozitiv që beson në sukses dhe të ndimoj të tjerët të kenë sukses. Besoj se duke ndihmuar të tjerët hap shtigje edhe për vetveten.
Në pika të shkurtëra, çfarë konkretisht ofron kompania juaj “Glacier Immigration”?
Kompania ime “Glacier Immigration” ofron një larmi të madhe të shërbimeve rreth emigracionit në Kanada dhe mundësive të emigrimit në këtë shtet. Në “Imigracionin Glacier”, jemi të specializuar për t’i bërë realitetet ëndrrat kanadeze. Konsulenti ynë i emigracionit në Calgary, Alberta është i përkushtuar të përfaqësojë interesat e emigrantëve, duke u ndihmuar atyre në procesin e komplikuar të emigracionit. Ne punojmë ngushtë me të gjithë klientët tanë që kanë arritur në Kanada kohëve të fundit, me studentët që vijnë me viza studimi, me punëtorët që vijnë viza pune, dhe me të gjitha kategoritë e mundshme të emigranëëve të rinj në Kanada, me besimin se me punën profesionale tonën emigrimi në Kanada është më i lehtë, më i zgjuar dhe më i mirë.
Jetoni në Calgary, Alberta që prej 22 vitesh. Duke punuar në këtë fushë dhe duke e ndjerë si pasion Ligjin e Emigracionit, cilat janë pikat kryesore që kanë ndryshuar në këtë ligj ndër vite? A është më lehtë apo më e vështirë rruga e emigrimit në Kanada?
Ligji i emigracionit është gjithmonë në ndryshim dhe zhvillim e sipër. Një nga ndryshimet kryesore që ka ndodhur kohëve të fundit janë rrugët e reja për qëndrim të përhershëm. Këto rrugë e bëjnë më të lehtë procesin e emigracionit për punëtorët e huaj në një sektor esencial të profesionit, studentët ndërkombëtarë të cilët kohët e fundit janë diplomuar në Kanada ose do të diplomohen këtë vit, edhe më në fund kandidatët që flasin frengjisht. Kanadaja do të pranojë mbi 90,000 aplikime për qëndrim të përhershëm nga kandidatët e kualifikuar. Ky është një ndryshim i madh i politikës së emigracionit sepse nuk ishte kaq e lehtë për punëtorë dhe studentët e huaj të marrin statusin e banorit të përhershëm. Përveç kësaj, emigracioni në Kanada nuk është një process i lehtë. Sidoqoftë, ekziston një larmi e madhe programesh të cilat mund të jenë të përshtatshme për një kandidat të kualifikuar. Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e programit të duhur dhe të kesh kredencialet e kërkuara. Pa kredencialet shanset janë të vogla për të emigruar. Gjithashtu, asgjë në jetë nuk është e lehtë, dhe duhet të punosh për gjithçka që dëshiron.
Çfarë i tërheq më së shumti shqiptarët të vijnë dhe të kërkojnë të jetojnë e punojnë në Kanada?
Unë besoj se fakti që Kanadaja ka një ekonomi të shkëlqyeshme për punë dhe pagesa të mira, është një nga arsyet kryesore që tërheq shtetas të huaj në Kanada. Faktorë të tjerë përfshijnë cilësinë e jetës, sistemin e drejtësisë dhe kujdesin shëndetësor, dhe këtu edhe shqiptarët nuk bëjnë ndonjë përjashtim.
Në një ligjëratë tuajën për programet më të njohura për të kaluar në qëndrim të përhershëm në Kanada e shihni edhe lejen e studimit në Kanada. Cila është kjo rrugë?
Studimi në Kanada është një nga faktorët më të rëndësishëm për emigracionin ekonomik. Studimi me kohë të plotë u lejon studentëve të punojnë 20 orë në javë jashtë kampusit pa pasur nevojë për një vlerësim të ndikimit në tregun e punës, ose leje pune. Sapo të diplomohen dhe të marrin një certifikatë, diplomë (etj.) vjen drejtësia për të aplikuar për leje pune. Pasi të kenë fituar arsimin e tyre kanadez, dhe përvojën e punës për të paktën një vit; do kenë të drejtën të aplikojnë për qëndrim të përhershëm përmes hyrjes express entry, ose provincave. Prandaj studimi në Kanada ka kaq shumë përfitime dhe është shumë i rëndësishëm kur flitet për emigracionin ekonomik.
Jetoni dhe veproni në Alberta, krahina më e pasur në Kanada. Cilat janë kategoritë më të lehta të fitimit të emigrimit atje?
Në këtë moment, programi më i arsyeshëm për të emigruar në Alberta është “Alberta Opportunity Stream” (Rryma e Mundësive në Alberta). Kërkesat janë shumë të arsyeshme, nuk ka nevojë për arsim të lartë, profesion të theksuar, ose nivel të lartë për anglishten. Sidoqoftë, është nevoja për përvojë pune në Alberta ose një provincë tjeter në Kanada. Në përgjithësi, është një program i shkëlqyeshëm për t’u zbatuar nëse kualifikoheni dhe keni ndërmend të banoni në Alberta.
Shikuar nga prizmi i një profesionisteje emigracioni, sa janë shqiptarët e ardhur në Kanada të suksesshëm në dekadën e parë të tyre në vendin e dytë?
Unë kam parë me sytë e mi shqiptarët që vijnë në këtë vend me asgjë, dhe dalin njerëz shumë të suksesshëm. Shqiptarët janë punëtorë edhe sakrifikojnë shumë, gjë që tregon edhe përpjekja a tyre e vazhdueshme. Për shembull, prindërit e mi u larguan nga shtëpia dhe familja e tyre për të ardhur të jetojnë në Kanada për t’i dhënë femijëve të tyre një jetë dhe mundësi më të mirë. Kur kemi ardhur për herë të parë këtu në vitin 1999, nuk ishte e lehtë për ata duke punuar punëra me rrogë të ulët, edhe shkuan përsëri në shkollë vetëm për të vendosur një çati mbi kokat tona dhe ushqimin në tryezë. Ata mbeten modeli i shkëlqyeshëm për mua dhe më fymëzuan të bëhem sipërmarrëse e suskesshme çfarë jam sot. Me gjithë këtë, unë njoh shumë emigrantë të tjerë që janë shqiptarë, por jo vetëm, që ndajnë histori të ngjashme këtu në Kanada.
Keni ardhur në Kanada në moshën 7 vjeçare. Si e mbani mend Shqipërinë, dhe a e vizitoni shpesh?
Zakonisht e vizitoj Shqipërinë çdo dy vjet dhe më pëlqen të kthehem për vizitë me famijljen time. Unë gjithmonë jam kthyer për ta vizituar vendin e fëmijërisë sime, dhe e kam parë Shqipërinë të evoluojë. Në krahasim kur u largova nga atje, kanë ndodhur shumë ndryshime. Për shembull, një ndryshim i madh që më ka rënë në sy janë infrastruktra, regullat, edhe siç e kemi dëgjuar të gjithë projektin e ri në Durrës që do sjelli shumë turistë. Sipas mendimit tim, Shqipëria po përpiqet të bëhet një vend më i mirë. Ata kanë potencial dhe mund të arrijnë atë qëllim nëse vazhdojnë këtë rrugë.
Statistikat kanadeze tregojnë se plot emigrantë dëbohen … Sa kthehen shqiptarët prapë në Shqipëri?
Fakteqësisht, nuk ka ndonje statistikë të disponueshme që ndanë informacionin se sa emigrantë ikin përsëri në Shqipëri. Sidoqoftë, 12, 1222 emigrantë nga Kanadaja u dëbuan në vendet e tyre në vitin 2020. Dëbimi ndodh kur jeni të papranueshëm në Kanaada, ose nuk keni më mundësi për apel. Ky është një shembull i mirë i sigurimit që të keni përfaqësuesin e duhur, i cili me të vërtetë kujdeset për çështjen tuaj dhe ju këshillon si duhet. Emigrimi i mënyrës së duhur ligjore dhe mbajtja e një regjistri të pastër janë pika të forta në do të emigrosh në Kanada edhe në do ta mbash statusin tënd.
Sipas informacioneve që kemi, ju përveçse në fushën e emigrimit, keni ndihmuar shqiptarët edhe me përkthimet. Ku përputhen emigrimi dhe përkthimi për ju?
Përkthimi dhe emigracioni vijnë dorë për dore, nëse një klient nuk flet anglisht. Kur isha e punësuar në një zyrë ligjore si asistente, ishte një moment ku isha e vetmja në kompani që flisja shqip dhe i bëja përkthimet verbal kur të vinte koha për një takim. Kjo u kurseu klientëve shumë para se nuk kishin nevojën për të paguar një përkthyes. Shërbimet me përkthime nuk janë të lira, dhe unë mund të zvogëlojë këtë shpenzim shtesë për klientët e mi.
Përmendët prindërit tuaj. Sa kanë ndikuar ata që Jona të jetë kjo që është?
Kam ardhur në Kanada me familjen time në vitin 1999. Prindërit e mi janë intelektualë dhe të suksesshëm. Babai im tani është në pension. Sidoqoftë, ai ishte një profesor Matematikës në Universitetin Mount Royal në Calgary, AB, dhe tani ofron shërbime private tutorial për matematikë. Nëna ime është një llogaritare, ajo ka qenë një punonjëse prej kohësh në një kompani këtu në Calgary edhe ofron shërbime të mbajtjes së librave për shqiptarët të tjerë. Gjithmonë e kam parë veten duke u bërë shefi im kur isha në shkollë të mesme, por nuk isha në gjendje të përcaktoj saktësisht se për çfarë doja të bëhesha shef. Kjo është arsyeja pse kam kaluar nëpër shumë punë gjatë viteve kur isha midis moshës 18-20 vjeç. Vetëm kur fillova punën time në firmën ligjore për emigracionin kuptova se për çfarë isha me të vërtetë e pasionuar, dhe pastaj e ndoqa atë duke fituar përvojë pune dhe duke përfunduar programin e praktikuesit të emigracionit në Universitetin e British Columbia në Vancouver. Përveç praktikës sime të emigracionit, kam një biznes tjetër të quajtur “Linda Bellino for Kids”. Është një butik luksoz për veshjet solemne për femije, të cilat i shes online. Kam ëndrra të mëdha për të rritur të dy bizneset e mia, për të cilat jam aq e pasionuar. Të interesuarit mund të më gjejnë në mediat sociale: @glacier.immigration.canada ne Instagram edhe @lindabellinokids në Instagram.