Albspirit

Media/News/Publishing

Marilo Meta: Zhvillimi profesional i rinisë shqiptare

Nga E. B., NJU JORK

Cili ishte qëllimi i konferencës Albanian Dreamin’ 2021?

Marilo Meta: Albanian Dreamin’ u organizua në Tiranë me 22 Maj 2021 për vitin e dytë rradhazi me një vizion të përbashkët që është të fuqizohen të rinjtë në programet Salesforce nëpërmjet bashkëpunimit, edukimit, rrjetëzimit dhe ndarjen e njohurive për të përmirësuar forcën punëtore dhe profesionalizmin në vend.

 

Cilat ishin temat kryesore që u trajtuan?

Marilo Meta: Për t’i sherbyer qëllimit të kësaj konference u adresuan temat e Inovacionit të Teknologjise Globale, si:  Një hyrje të përgjithshme rreth Salesforce; Ç’farë është Sistemi CRM?, etj. Gjithashtu pjesëmarrësit u njohën me aplikacionin “OrgCheck” i cili është një aplikacion i Salesforce i instalueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur për të gjithë personat që duan të  analizojnë shpejtë organizatën dhe borxhin teknik të organizatës apo biznesit. Një tjetër temë trajtoj, Ç’farë është të jesh një konsulent i nivelit të lartë për Salesforce – duke punuar në projekte të shumëfishta ndërsa kupton dhe zgjidh problemet e Biznesit. Rendesi dhe interes të veçantë patën dhe temat si: Pse Inteligjenca Emocionale është e rëndësishme për Lidershipin dhe vitale në Botën e Teknologjisë, Trajtimi i disa nga Aftësive kryesore të marketingut dixhital për të arritur suksesin në karrierë dhe biznes.

 

A mendon se e arritët misionin me këtë konferencë?

Marilo Meta: Me modesti besojmë që kemi arritur të organizojmë një Konferencë të frytshme duke sjellë shembuj suksesi dhe eksperienca nga ekspertë të fushës, kombëtare dhe Ndërkombëtarë për të kontribuar dhe për të qenë shtyse për individët e rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale përmes punës në mjedisin ndërkombëtar.

A mund të përmendi disa nga organizatorët dhe bashkëpunuesit për realizimin me sukses të konferencës? 

Marilo Meta: Mbështetësi jonë kryesor në realizimin e këtij eventi është kompania Amerikane Salesforce, dhe dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë, pa të cilët do të ishte e pamundur realizimi i kësaj konference. Kontribut të veçantë u atribuohet folësve të ftuar për kohën, mendimet dhe eksperiencat e tyre që ndanë me ne dhe të gjithë pjesëmarrësit. Por jo më pak i rëndësishëm është kontributi i artistëve që ishin të ftuar duke e bërë konferencën edhe më interesante.

 

Cilët nga mysafirët e ftuar do veçonit nga konferenca?

 Do të doja të citoja këtu mesazhin përmbyllës që folësi Mr. Reanto Civili ndau me ne: Në botën dixhitale që po jetojmë, marketingu ka rëndësi si kurrë më parë për të arritur sukses. Kjo do të thotë se marketerët me këto aftësi kanë më shumë vlerë sepse janë vendimtarë për suksesin e Biznesit. “Sado te bukur ta kesh dizajnin apo website-n tënd, nëse fjalet që lexojmë nuk kanë ndikim tek ne, dëshira bie. E kur deshira dhe interesi bien, bien edhe shitjet”.
Please follow and like us: