Albspirit

Media/News/Publishing

VIRUSI PYET, PO KËT A E DINI, VRASTARI TIRAN I DJESHËM…

Fritz RADOVANI

 

PO SUNDON SOT!

1989–2021…

KUSH JANË “RILINDJA” DHE “DEMOKRATËT” SOT?!

 

(Pjesë nga fjala e Ramiz Alisë me dyer të mbyllura më 1989).

….

Por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.

Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.

Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.

Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë.

Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin.

Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.

Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.

Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë…

Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim…. Çdo gjë e kemi të programuar… “Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.

Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.

E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

Nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur.

Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen.

Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend”.

***

Shenim F.R.: A kjo asht Demokracia e sotme?

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri… Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen… Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë…
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë. Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.

….

Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë… për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri…

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

….

Kurr mos i harroni këta rreshta të “tiranve terroristë, që do të vazhdojnë për t’ju sunduar edhe pas vdekjes…”, ashtusi ka thanë i Ndjeri Prof. Petro Fundo!

 

Melbourne, 4 Qershor 2021.

 

Please follow and like us: