Më 6 qershor 1799 lindi poeti i madh rus, Aleksandër Pushkin
Aleksandër Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811 u rregjistrua në lice ku mësonin fëmijët e aristokracisë petërburgase. Mjedisi në lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit; po aty debatoheshin edhe idetë anticarizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, miqësinë dhe natyrën. U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare.
E internuan në jug në Kaukaz, ku e mbajtën në mbikqyrje. Pushkini jetoi në jug gjatë viteve 1820-1824. Endërrimet liridashe i shpalosi me frymë bajroniane. Poemat që e bënë të famshem janë “Robi i Kaukazit”, “Shatërvani i Bahcesarait”, “Ciganët”, etj. Në vitin 1820 i gjetën një letër ku shpreheshin pikëpamje ateiste, gjë që ia forcoi denimin. E detyruan të jetonte pa të drejtë largimi në fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur, që i qëndroi pranë në këto vite të vështira, ishte dadoja, së cilës Pushkini i ka kushtuar vargje nga më të ndjerat. Dështimi i kryengritjes së Dekabristëve, të këtyre fisnikëve përparimtare, që donin të rrëzonin Carin, e tronditi atë pa masë. Pushkini ishte nje perkrahes i hershem i dekrabisteve dhe kur Cari e pyeti se cdo te bente po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit, ai u pergjigj pa iu dridhur qerpiku “Do te isha perbri shokeve te mi ne kryengritje”! Reaksioni carist u be edhe me i eger kunder poetit. Në pas këtij dështimi në poezi u ndjenë ndjenja pesimizmi “mëshira për të renet”, “mërzia e pergjithshme” që kishte pllakosur brezin e tij etj. Por siç ka vënë në dukje për te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij. Në vitin 1827 shkruajti poezinë e njohur “Në Siberi”, ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shpresë. Viti 1827 ishte viti i fundit i interrnimit në Mihajllovsk. Pas kësaj, poeti jetoi në Petërburg dhe në Moskë, ku nisi, periudha e fundit e krijimtarisë së tij, që u pasurua me kryeveprën”Eugjen Onjegin”(1831). Pak kohe para se të vdiste shkroi poezinë “Monument”, ku ne menyre gjeniale parashikoi pavdekesi për veten, sepse me lirikën e tij ai kishte prekur miliona zemra. Popullaritetin e poetit anticarist të gjithë sundimtarët e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma të 38-at. Kështu, një nga poetët më të mëdhënj të Rusisë u vra në duel për ceshtje nderi, më 27 janar 1837.
Alexandër Pushkin: My Monument
A monument not hand-made I have for me erected;
The path to it well-trodden will not overgrow;
Risen higher has it with unbending head
Than the monument of Alexander.
No! not all of me shall die! my soul in hallowed lyre
Shall my dust survive, and escape destruction —
And famous be I shall, as long as on earth sublunar
One bard at least living shall remain.
My name will travel over the whole of Russia great,
And there pronounce my name shall every living tongue:
The Slav’s proud scion, and the Finn, and the savage yet
Tungus, and the Calmuck, lover of the steppe.
And long to the nation I shall be dear:
For rousing with my lyre its noble feelings,
For extolling freedom in a cruel age,
For calling mercy upon the fallen.
The bidding of God, O Muse, obey.
Fear not insult, ask not crown:
Praise and blame take with indifference
And dispute not with the fool!
August, 1836.