Odise Kote: ERË E FTOHTË UTOPIE
Eja mbështillu rreth meje, erë e ftohtë utopie,
frymëmarrje që m’i grin mushkëritë
në thela krenarie e flakë.
Pa e ditur ç’është pushimi,
dështime të trishtuara që treteni e shuheni ngadalë.
Si’se paskam ditur që ti ikën tutje, tutje në horizont,
zvogëlohesh sa një majëz gjilpëre e mprehtë,
pa mundur të të mbërrij,
të të prek.
Dhe pas më mbetet trupi i Platontë, iluzion i dëshpëruar,
dhe gjurma e zbehtë.
Megjithëse e di që
s’të mbërrij dot o erë e ftohtë utopie,
dëshpërimthi të ndjek,
zgjatem pakthim të të prek,
Dhe pas teje ec e ec…
Please follow and like us: