Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: PS-PD, vëllezërit Rama

E pashë shkarazi. Një demokrat rrogozhinas i tha Agron Shehajt se nuk kemi një Edi Rama, por dy të tillë. Se njëri është ai në qeveri dhe tjetri në krye të opozitës. I ke rënë në kokë vëlla. Ky i opozitës është më mut se Edi Rama. Të paktën Edi Rama fiton. Vjedh nuk vjedh, fiton. Madje edhe Amerika i thotë, go on. Në një farë mënyre populli rilindas e ka kokën lart. Me hajdutin, pa hajdutin po ecin. Edhe pse mbrapsht, por po ecin. Të ecësh nuk do të thotë të lëvizësh vetëm përpara. Kurse ky Edushi i opozitës, të hap barkun. Shkon në KAS, humbet. Edhe e di mirë këtë. E di se vetë i pranoi ato palo reformat. Shkon në Kolegj, humbet. Nga ana tjetër, ka përhapur një ide se gjoja nuk futet në parlament për shkak se i vodhën zgjedhjet. Në fakt do të futet dhe me një këmbë. Të gjitha i ka lojra për të plotësuar tipin autoritar të njëshit. Dhe po e bën shumë mirë. Po e bën me ndihmën e vëllait Rama. Siç edhe ky e bëri me ndihmën e Sali Berishës. Po e bën me krahun fanatik. Sidomos të atyre që për gjoja 8 vite në opozitë e luftuan Ramën. Nuk e kanë bërë. Sot janë fanatikët që të vrasin për Lulzim Bashën. Jo se janë të bindur se vërtet zgjedhjet u vodhën. Ata që janë të bindur për këtë, vdesin në rrugë. Jo se duan demokratizimin e PD-së. Kanë hallin e tyre, emrit në listë. Janë pjesë e asaj bote me mendësi komuniste t’i dalim për zot shefit. Nuk e dinë fare se çfarë është demokracia. Madje shpërndajnë mesazhe për mos hapje sallash për kandidatët rivalë. Shkojnë deri aty sa të nxjerrin nga fundi i sergjenëve materialet për denigrimin e kujtdo që del e shpallet kandidat. Ndaj nuk është e rastësishme që sot dy janë frontet ku po ndeshet e djathta: Të vrasim gjithkënd që i del ballas Lulit dhe Sali Berishës. Për këtë të fundit, edhe Amerikën. Edhe ai demokrati i orëve të para në provincë si Rrogozhina, akoma pa punë, pa mjete financiare, me një apartament një dhomë e guzhinë, me kujtimet e fabrikës së sapunit. Edhe ai është armik. Megjithëse kur zuri fill demokracia, si ai, si Sali Berisha, nga një apartament dhomë e guzhinë kishin. Sot për të dhjathtën nuk është Sali Berisha çështja… për aq sa dha, ishte dhe bëri, ka meritë. Për çfarë ka bërë gabim, janë personale. Pra i takon Berishës të mbrojë Berishën, kurse demokratëve, demokracinë, ekonominë e tregut, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe me që jemi tek demokracia. Lulzim Basha do bënte mirë të jepte dorëheqjen. Ka patur shance historike ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, por nuk e bëri. Nuk e bëri për disa arsye:
1. I pa aftë apo pa aftësisë, të dyja bashkë,
2. Pjesë e klikës së lozhave me konspiracion aleancash,
3. Aleancat me Edi Ramën për cikël rrotacioni pushteti,
4. Vendet e lëshuara rishtas për kryetarët e partive gjoja aleate por pa elektorat,
5. Prodhoi një lider opozitar paralel si Ilir Meta,
6. Nuk merr as votën e së shoqes për shkak të një interesi vetjak, pasaporte të huaj etj.
Tani së fundi prodhoi dhe teorinë e zhurmës, ku paralel njeh dhe nuk zgjedhjet. Pohon për masakër, për vjedhje, por rrëzohet kudo. Në të gjitha ato institucione që ai vet i firmosi. Ka tendenca të qarta të transformimit të moralit djathtist që jeta poltike është garë, si e tillë të duhet të hapësh krahun kur nuk fiton. Pra transformimin e këtij morali nga djathtist në komunist, në kultin e individit. Flet për dhunën e Edi Ramës mbi vullnetin e zgjedhësve. Ndërkohë prodhon vetë një dhunë tek zgjedhsit demokratë. Sot shumë syresh thërrasin: o burra të vdesim për individin. Pra, ke të drejtë ti, o vëlla atje në Rrogozhinë, nuk kemi një Edi Rama, por dy. Por më zija është, se, ky i të dhjathtëve është vetëm humbës.
Please follow and like us: