Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: ERA DHE BUZËT

Një zë seç ma mbush shpirtin
thellë
tepër thellë
flak vdes këtu pari
je ti rreth meje
fjalë pak mbushur shpirtësi
mëshiroje o Zot
kaq i madh je ti!

Ftofshëm ajrin në endje sjell
n’këtë natë
unë qëndis pëlhurën shtrirë
që era të rrah, a zëri yt
shenja i ve dy buzët
kokë, krahë e këmbë, jo lot!

Tepër lartë pëlhura më iku e s’po muj t’i vë
atje lartë do t’shoh veç unë
t’mirën këtu po e përmend
veç kur të shoh më sy
pushon kjo erë dhe puthjet mbi ty!

09. VI. 2021.

Please follow and like us: