Albspirit

Media/News/Publishing

Trupi i pajetë i gjetur në Ulqin i përket shefit të Antidrogës

Policia e Malit të Zi ka konfirmuar pasditen e sotme se trupi i pajetë i gjetur një ditë më parë në Shëngjergj të Ulqinit i përket shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.

Kujtojmë se Elezoviç u raportua i zhdukur nga gruaja e tij që më 27 maj dhe që prej asaj dite kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Institucioni i Policisë Malazeze shpjegoi se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes.

“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë”, njoftojnë autoritetet malazeze, shkruan “Vijesti“.

Please follow and like us: