Albspirit

Media/News/Publishing

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martinin, i cili është kandidat për prokuror në SPAK.

Prokurori Anton Martini nuk justifikoi blerjen e banesës dhe bëri deklarim të pasaktë të pasurisë.

Anton Martini ka qenë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i treti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë.

Please follow and like us: