Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: ARA N’MATANË

N’ditën me dielli e n’hënën e plotë
n’arën matanë gardhit
të rinj e t’vjetër këndojnë.

Të kroi i “Miletit”
do t’rrjedhë ujë pa nda
ndizesh ëmbël një pikë më t’ra!

Harlisur t’shoh oj pulëbardhë
shtrirë mbi shavarin, sytë drejt qiellit
flokët ngatërruar si avli
s’ka roje fushe, as mali
kush do t’puth s’ka, veç unë ty!

Dal nga nata, hy në dritë
eja vashë të kjo lajthi
kokrrat t’ambla janë, veç shije t’zgjojnë n’dashni

Çaste këto plot kënaqësi
t’mbeldhum bashkë si zjarr
n’buzë më rri por si flutur!

Please follow and like us: