Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëveshja që u nënshkrua mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Blinken-Ramës: Vlerësojmë shumë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme, SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

“Faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që ka bërë Shqipëria dhe SHBA, përfshirë këtu edhe Defender 21. Ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

 Blinken do e shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor.

Takimi Rama-Blinken vjen më pak se 1 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA. Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Shtetit që zbuloi njoftimin dhe akuzoi Berishën për përfshirje në korrupsion./Gazeta SHQIP

Please follow and like us: