Tradhtia e Bill Gates kap në befasi konspiracionistët dhe shoqatat e “familjes së lumtur”
Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me akuzat për tradhti ndaj Bill Gates. Sipas mediave të huaja, Gates shkonte në punë me një makinë të markës Mercedes, ndërsa gjysmë ore më vonë dilte nga objekti me një makinë tjetër, Porsche.
Këtë taktikë ai e përdorte gjithmonë kur takoheshe me gra tjera gjatë martesës.
“Porschen e sillte asistenti i tij dhe më pas Gates ‘zhdukej’ nga zyrat”, ka treguar njëri nga punëtorët e Microsoft për mediat e huaja, ku shtoi se të gjithë mendonin se këtë e bënte gjithnjë kur takohej me gra tjera.
Ai gjithashtu shtoi se Gates shpesh shkonte në mbledhje që nuk ishin në axhendën e tij. Madje kishte të nënshkruar në kontratë me të gjithë punonjësit që të mos dalin jashtë asgjë nga ato çfarë ndodhin brenda kompanisë.
Kujtojmë që Bill dhe Melinda jetuan të ndara për vite me radhë dhe vendimi për t’u divorcua u shty derisa vajza e tyre e vogël të mbaronte shkollën e mesme. Kjo ngjarje i ka kapur në befasi konspiracionistët vendas dhe të huaj, të cilët shquhen për parashikimin e ngjarjeve.