Albspirit

Media/News/Publishing

Rifat Ismaili: FSHATI ME KËSHTJELLË

  Tregim
Me çantën në shpinë, Miri hedh një kafe nxitimthi dhe drejtohet nga stacioni i autobuzit që shkon për në fshatin T. Rruga me autobuz është e gjatë, plot ngjitje dhe kthesa të rrezikshme. Duke udhëtuar ai mendon tërë kohës për punën e re qe do fillojë. Do shërbejë në një kështjellë të vjetër, që tani për tani mirëmbahet vetëm nga një shërbyese e vjetër. Konti plak ka shkuar në Rusi dhe Miri, për çdo gjë do të ketë të bëjë me plakën, gjersa të kthehet konti.
Menjëherë, sapo arriti në fshat, u vu në kërkim të kështjellës. Pyeti në të vetmen kafene që ka ky vend, i cili shërbente edhe si hotel dhe si restorant.
 Në banak priste një grua shtatlartë, pothuaj e fishkur, por me vështrim krenar.
– Ku ndodhet kështjella e kontit Maks- e pyeti ai me padurim.
– Çfarë ju ka sjellë në malësi?- iu kundër përgjigj gruaja me buzëqeshje.
– Do të filloj punë në kështjellën e kontit, – i tha Miri dhe po e vështronte gruan si i mpirë.
– Zonja Anë nuk është. Ka zbritur në qytet për të takuar një kushëririn e saj, kthehet nesër.
– Vërtet? Po si kështu? – tha ai i prerë në fytyrë.
– Zonja, zbret rrallë,- tha ajo. – Kushëriri i sëmurë i ka ditët e numëruara. Donte ta shihte dhe një herë të fundit. Po ju merrni këtu një dhomë deri nesër.
– Kështu po bëj, – tha paksa i mërzitur e si me mëdyshje. – Më jepni, të lutem një konjak.
 Pas pak përpara kafenesë frenoi njē makinë e vjetër nga ku zbriti një burrë i thyer në moshë, që kishte pas vetes një qen të bardhë, dukej se kishte dalë që në mëngjes herët për gjah dhe tani po kthehej.
Përshëndeti zonjën dhe djaloshin dhe porositi një raki për vete.
Ndërkohë, zonja e hotelit i bëri gati dhomën Mirit dhe i zgjati në dorë çelësat.
Ndali një sekondë nē prag të derës, i pavendosur. Si do të jetoj, mendoi, në një kështjellë plot mister në shoqërinë e një gruaje të plakur?
Menjëherë mendoi ta braktiste punën që kishte gjetur dhe të kthehej persëri në qytet. Por pas një çasti kjo gjë iu duk absurde. Nuk ishte e lehtë të kthehej në shtëpi, pas një vendimi që kishte marrë me plot gojën, duke i pohuar të gjithëve, se ai mund të jetonte edhe në fund të botës dhe t’ia dilte më së miri.
Kështu me këto mendime e me këto pak gjëra, kaloi një e dielë e ftohtë, e diela e parë larg familjes. Dita ishte pothuajse me shi. Mbas darke Miri nuk kishte ç’ te bënte më, sepse në kafene nuk i rrihej, ishte krejt e boshatisur. Ndodheshin veç dy tre pleq që pinin kafenë dhe luanin shah. Ndaj u kthye në dhomë dhe nxorri nga çanta një libër që pati marrë me vete. Kishte kohë qe nuk shënonte më asgjë në ditar, por këtë herë ai u ul të shkruajë mendimet e para që i erdhën vetvetiu në kokë.
Nga jashtë ndjehej shiu që vazhdon të bintee dhe s’kishte ndërmend të pushonte. Ai mbylli kapakët e ditarit dhe e vendosi prapë në çantë. Nga ndonjë oxhak përtej del tym i bardhë. Banojnë fare pak njerëz, fare pak pleq, mbase, mendoi.
Por ai gjendet tani në këtë dhomë dhe poshtë këtij shiu ndjehet i shqetësuar. Pak e nga pak, mes mendimesh, ëndrrash e kllapish, ai filloi të shohë zbardhjen e mëngjesit…
Ka pothuajse një jave që Miri ndodhet në fshatin T. ku ka filluar punën si kujdestar në kështjellë. Dy ditët e para i kaloi duke parë kështjellën. Jeton atje veç ai me plakën Ana. Konti ka shkuar në Rusi dhe ende s’po kthehet. Shpesh ajo e shkëput nga mendimet dhe i pëshpërit me zë të ulët:
– Mba vesh! Dëgjova një zhurmë. Mos vallë është kthyer konti?
 Ai del jashtë, hedh një sy përreth, por s’ka anjë zhurmë tjeter, përveç kuisjes së erës prapa derës..
– Do vijë konti, do vijë, bëj durim!
– Eh- psherëtit plaka! – Sesi më duket tani që s’ është ai. Nuk jam mësuar.
 Kur darkës vonë, Miri shkon në dhomë, ulet dhe shkruan në ditarin e tij, gjëra që s’mund t’i shkruante kurrë më parë. “Ndjehem i mërzitur nga mendimet e vetmisë. Këtu në kështjellë, plaka dhe unë jemi të pafjalë si dy hije. Që prej ditës së parë zonja Anë, nuk di  ende si të sillet me mua. Del e rri në kangjellat e hekurta të frëngjisë dhe pret me padurim kthimin e kontit”.
Të nesermen në kohën kur u zgjua, bota sikur ishte përmbysur. Mjegulla e zeze e kishte gllabëruar kështjellën. Plaka e gjorë trembej sa here bubullinte dhe vështronte nga Miri për të marrë zemër. Ne mesditë mjegulla filloi të davaritej. Plaka rrinte përpara pasqyrës dhe vështronte veten. Mbase mendonte per bukurinë e shkuar.
– Pa dil njëherë në fund të rrugës, djalë, të shohësh se mos na vjen konti? Kushedi sa është lodhur tërë rrugës i gjori. Ja i ndjej që këtu hapat e tij. Çohu, dil e vështro!
Ai e shikoi i habitur dhe u çua. Ajo ia hodhi sytë si me frikë që ai e shikoi ashtu dhe u zhduk. Miri doli jashtë të ushqejë qentë, që tashmë do të kishin uri. Bora kishte pushtuar kështjellën tamam në kohën e pasdrekes kur ai po flinte duke parë ëndrra. Në ëndërr kishte parë kontin, tek kthehej nën trokthin e një kali… zonjën Anë të rinuar, që si gjithmonë e priste në kangjellat e frëngjisë.
Please follow and like us: