Sekretari Blinken: Mirënjohje për partneritetin SHBA-Shqipëri
“Unë jam vërtet mirënjohës për punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qenë në gjendje të bëjnë së bashku në shumë fusha të ndryshme, duke përfshirë stërvitjet Defender 21 që i kryem me sukses. Ne po ju mirëpresim ndërsa ju merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Unë mendoj se do të ketë shumë punë e mirë, që do të bëjmë së bashku atje. Dhe akoma më gjerë, ky partneritet po bëhet më i fortë, po thellohet dhe ne e vlerësojmë shumë udhëheqjen tuaj dhe ndihmën tuaj për t’a arritur këtë. Prandaj faleminderit për sot”.
Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi midis Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi Sigurinë 4G dhe 5G: https://tinyurl.com/44mxyn2y