Albspirit

Media/News/Publishing

Kurti e Vuçiqi takohen sot në Bruksel

Bruksel, 15 qershor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot (e martë, 15 qershor), në Bruksel, në kuadër të dialogut përnormalizimin  emarrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.

Bashkimi Evropian, si lehtësues i dialogut, ka bërë të ditur se në takim do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Fillimisht, Borrell do të ketë takime të ndara me të dyja palët, epastaj dotë mbahet takimi trepalësh, ku do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky është takimi i parë i Kryeministrit Kurti me Presidentin Vuçiq. Ai realizohet paspresioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat synojnë që midis palëve të arrihet njëmarrnëveshje e qëndrueshme që do të çonte në normnalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe do të krijonte kushte për avancimin e procesit të integrimit  të tyre në Bashkimin Evropian.

Takimi Kurti -Vuçiq mbahet në një kohë që dy liderët kanë shkëmbyer replika qëkanë shpërfaqur dallime të mëdha midis tyre lidhur me dialogun dhe marrëveshjen përfundimtare.

Kurti ka thënë se me këtë takim nuk vazhdon dialogu i filluar në vitin 2011, për të cilin ai ka vërejtjetë mëdha. Ai ka thënë se ky është një takim përgatitor, në të cilin do të diskutohet për agjendën e dialogut të ardhshëm dhe për temat që do të trajtohen gjatë dialogut.

Ndërkaq, Vuçiq insiston që në këtë takim të vazhdojnë bisedimet e papërfunduara për çështje konkrete. Ai këmbëngul që një ndër temat e para në vazhdimin e dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjes përformimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, përmes së cilës Serbia synon që rserbët të kenë më shumë autonomi në komunat ku ata e përbëjnë shumicën.

Por, Kurti e ka përjashtuar kategorikisht formimin e çfarëdo asociacioni sipas përkatësisë etnike.

Në dialogun Kosovë -Serbi, deri tashti, janë arritur disa marrëveshje, shumica prej të cilave janë zbatuar vetëm pjesërisht ose nuk janë zbatuar fare.

Please follow and like us: