Cikël poetik nga Mustafa V. Spahiu
RRËFIMI PËR SHPATIN
Tungjatjeta, o shpat me rrëpira,
Grellat me gjurelesh sa t’i dua!
Masivin tënd me të vetmin krua
Dhe korijet me flladet më t’mira.
Korrik-gusht – fajkua – n’shkurre,
Rrëfimin e kam më se të vërtetë!
Unë, Leci e Lili kur binim n’kënetë;
Për ujqit mbanim nga ‘i kacaturre!
Me buallica futeshim te Gjir’i Hotit,
Thekeshim nën diell të buzëqeshur,
Me dhe pa brekë – nudo – zhveshur;
Laheshim n’lumë, pra, sipas notit…
Bagëtia n’luadhe kullosnin bar shqim,
Pojaku i fushës ishte ters shkurtalaq!
Tinëza na zinte, oh, ai horri-helaq, me
tri thupra na fshikullonte si ndëshkim.
Shpatit fshiheshim me hapat n’arrati,
Lisat i lidhnin degëzat shoq më shoq!
Çdo idile rioshe – kujtimesh na u dogj;
E djeshmja jonë guvash rrin fshehtësi.
Të ndarë – fati deshi – kush përcaktoi?
Ngelëm të pangopur – kështu në jetë.
Si poet i fshatit për vargje rri i paqetë;
Zjarrkaltërti me shokët s’më bashkoi…
E hënë, 14 qershor 2021, në Dardanin Ilire.
S’LUHET ME ZJARRIN
Në zjarrin e zemrës fare papritur,
Zjarri tjetër befasishëm fillon,se –
durimi i parapërgatitur e duron,
Ndizet zjarri nën hi turr ngulitur.
Po me zjarrin si vehet miqësia?
Ndofta është guxim ose hipokrizi.
Nga ndokund vjen ndoj’ dashuri
Dhe si zjarri të djeg oh, befasia!
Zjarrit i largohem – shpejtësisht!
Në fshat i lashtë kaherë – zakoni,
– Cilën zonjë n’gjezdi ta takoni, –
Ta fal një shikim sa ëmbëlsisht…
Sytë me zjarr ç’e magnetizojnë,
Me ndjesë bisedën për ta filluar;
Vjen ndarja e zjarrtë pa sqaruar,
Ç’dobi, s’dua bota që ta pohojnë!
Le të ikë – dita – ngushëllimtare…
Do të rri në vetminë e shtrenjtë.
N’grackë të grave s’do bie lehtë,
Ndërgjegjevrarë s’ndjehem fare!
E hënë, 14/15 qershor 2021, në Dardaninë Ilire.
KTHIMI NË FSHAT
Po kthehem moshës së harrimeve
Pas asaj dite ika me lirikë dikurshëm
Portash më përcillnin fjalëtrukshëm
Sytë lagur mallë jetemot t’bekimeve,
Për t’u kthyer do gjej portë e portë
Domosdo dola strehimesh i shkreti
Qyteti gjëmshëm gati desh m’treti
Kur udhëtoj patjetër me pasaportë
Të thadërt qeshjesh mbushur mëri
Vitet rrëshqitën me valëzat sa larg
Breshër e urrejtje i shoqëruar varg
Kam bredhur me vetveten n’zhauri
S’jam i çmendur fshati sa m’pëlqen!
Shpatit shih vjollca trumëza t’mëdha
Zogjtë këngëtarë cicërojnë pajanda,
Një qenush kureshtar prapa m’vjen.
Kthimi err e terr bëshmërisë s’fshatit
– Bimën e harrimeve mos ma qortoni!
I tëri përtëritem, oh, ju ndaçi besoni
Zëri im jehon luginave e monopatit…
E martë, 15 qershor 2021, në Dardaninë Ilire.
GUASKAT NË MALBREZE
Guaskat e malit e kanë për nderë,
E para hapet sikur hapet qielli, nga
Vlaga e vet befas – shfaqet dielli, e
Hëna rrezesh nusëron përngaherë.
Rrezet e diellit me kend s’u takuan,
E shkrifta tokë veshi anteri me vlagë;
Fatomorgana vegonte porsi ‘i flakë,
Bimë e lule – hovshërake graflluan.
Me mijëra inxhi rruaza mëngjesore,
Mbi petale trëndafilash – qëndrojnë,
Fijet e barit rritën nisin e zgjatojnë,e
Dielli sitë vlagën kudo në hamullore.
Djali-diell duke hapëruar në livadh,
Dielli stinësh tund shami të firarit…
Tokës i fal sheka sermi dhe t’arit…
Nga perëndimi kërcen si sorkadh.
Guaska tjetër-hap si deltë krahët,
Hëna verdhake s’ndalet lundruar,
Napën e ka paksa si të rënduar,me
Avash shket mbi lisa dhe n’ahët…
Hëna nëpër errësirë ndien mundim,
Me yjët e qiellit me endire vallëzon!
Anamorava me lodrash e shoqëron;
Trokashkat mullinjve bëjnë kumbim.
Me hënën peshqit lumit ikin sa vrap,
Lojën bredhat me afshe përqafojnë!
Bufat sygacë natës dalin gjahtojnë…
Hijesinës skilja (çklup) bie në çark!
Për diellin e kam vargun e ngrohtë,
Hënën e kam motër – tjetrin vëlla!
Për guaskat kapak të mbyllur s’ka!
Diell dhe hënë – nderoi në botë…
E mërkurë, 16 qershor 2021, në Dardaninë Ilire.