Artan Kajtazi: Rënia e tingujve
Të shtëpia e babait atje lartë në kodër
Rêja vrau një lis t’vjetër
Rrënjët e sythat aty janë
Një korb lëshon zë e zë nuk ka
As tingujt e kodrës më nuk bëzajnë
Dritaret e fshehta kyçur janë
Gardhi ishte plot murriza e driza
Myshku mbuloj gurë e shkëmb
Hija e reve erdh po si një vegim
E, nën strehë, hëna fort po n’dritë
Please follow and like us: