Mevlan Shanaj, intervistë ekskluzive në emisionin e moderatores, Mirela Milori
Ndër vite e kemi parë të japë kontributin e tij artistik në kinema dhe televizion, si aktor, regjisor, skenarist dhe producent të projekteve artistike. Bëhet fjalë për Mevlan Shanën, një intelektual i palodhur i cili nuk ka reshtur asnjëherë së eksploruari dhe së punuari në fushën e artit.
Gjatë intervistës me moderatoren Mirela Milori ai ka treguar se ka studiuar për mjekësi dhe e ka ushtruar profesionin për dy vite në spital. Vazhdon ta pëlqejë ende këtë profesion dhe shpesh herë mendon që ka bërë një budallallëk që e ka lënë.
Ju njoh si aktor, por ju fillesat i keni pasur në një politeknikë mjekësore. Keni studiuar për mjekësi?
Mevlan Shanaj: Në atë kohë kishte shkolla profesionale 4-vjeçare të profileve të ndryshme dhe unë isha në mjekësi, 4 vite.
E ke ushtruar profesionin?
Mevlan Shanaj: Dy vjet në spitalin e Patosit.
Të pëlqente?
Mevlan Shanaj: Më pëlqen edhe sot. Madje pak vonë tani që duke sikur kam mësuar nga jeta, nga jeta nuk mëson dot kurrë dhe këtë e kam kapur si pikën më delikate të njeriut. Çfarëdo lloj profesioni që të kesh, ndihesh i paplotësuar, egoist. Në art thuhet që ky egoizëm është edhe më i zhvilluar, por unë nuk mendoj se ka një profesionist që nuk është egoist.
Dikur i kam thënë miqve të mi që i kam ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyera, çfarë budallallëku kam bërë që ika nga mjekësia. Ata më thanë që jo ne të kemi zili ty që u bëre kështu, kështu. Por mjekësinë e kam dashur dhe e dua se është profesioni që ne trokasim kur kemi nevojë./tvklan.al