Ndahet nga jeta aktori shqiptar
Është ndarë nga jeta aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale. Aktori Enver Kaçaniku lindi në vitin 1947 në Prizren dhe u bë i njohur më shumë për filmat “Si të vdiset” dhe “Migjeni”.
“Sot vendi ynë ka humbur një njeri më vlera të larta.
Ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, z. Enver Kaçaniku.
Ai në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”.
Ne u shprehim ngushëllime, familjes dhe kolegëve për këtë humbje.
Aktorin z. Enver Kaçaniku dhe veprimtarinë e tij do ta kujtojmë dhe vlerësojmë gjithmonë”, ka shkruar MKRS në njoftimin e saj.