Ismail Xhaferi: Sonte me vellon e bardhë
Supermodelja Oriola Marashi
Në oborr të një shtëpie,
Bëhet dasëm, valle hidhet,
Ndërsa në shtëpinë përballë,
Ah, një zemër vuan, digjet.
Është një vajzë e brishtë, e bukur,
Që mendon dhe rri pa gjumë,
Sonte me vellon e bardhë,
Nuse mund të isha unë.
Nuse në atë shtëpi,
Ndoshta unë do isha sot,
Dhe një re e bardhë e bukur,
Zbret në sy , i bëhet lot.
Dikur mua më ka dashur,
Djali që po bëhet dhëndër,
Por aq shpejt e aq papritur,
Shkoi gjithçka si në një ëndërr…
Këngët, zërat dhe urimet,
I shkojnë m’u tek dhoma brenda,
I gjëmon në vesh daullja,
Sikur do t’i shkulet zemra.
Ajo heshtur rri në shtrat,
Rri dhe dëgjon klarinetën,
Bjeri një herë me të qarë,
Bjeri për mua të shkretën.
Në shtëpitë pranë njera- tjetrës,
Dy vajza që derdhin lot,
Njëra se është bërë nuse,
Tjetra se nuk u bë dot…
Sa e çuditshme kjo botë!