Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: Virusi pyet, a e dini kët “Kangën shkodrane”?

 

 

 

 

1946…“Radio Posta” e Shkodrës, sot transmeton për ju kangën e bukur:

“Oooooo, shumë durojmë e s’po pëlcasim!…” dhe vazhdonte muzika…

Një ngjarje e vertetë e viteve të para të vendosjes qeverisjes komuniste.

Pa kalue java, shkon letra tjetër dhe kërkohet prap në “Radio Posten” e Shkodrës, kanga “Oooooo, shumë durojmë e s’ po pëlcasim!…”.

Letra poshtë kishte edhe emnin e kërkuesit kangës, po ec e gjeje atë!

Kur letra e kërkesës së asaj kangë persëritet për të treten here, atëherë Sigurimi i Shtetit vehet në gjurmim të kërkimit të personit që e porosit.

Jo vetëm tek posta qendrore, por edhe tek kutijat postare që ishin nëpër qytet ishin gjurmuesit e Sigurimit për me vrojtue kush mundet me kenë ai, që e kërkonte kangën “Oooooo, shumë durojmë e s’ po pelcasim!…”.  Kur kaluene disa muej e nuk u gjet shkodrani, atëherë Sigurimi filloi me shpërnda agjentat e vet ndër lagjet e qytetit, per me ndigjue kur vinte ora e “Radio Postës”, me përgjue kush ia çon radios zanin ma fort?. –Po, për fat letërshkruesi i kangës, kaloi viti 1946 dhe erdhi 1947, e ai nuk u gjet…

Atëherë, ju dha urdhni “Radio Postes”, mos me e transmetue ma kangën.

Po historia u ba e njohun… Aq mori dheun kjo ngjarje, sa shkodranët që e dinin ngjarjen filluen me e këndue edhe ndër serenata kangën…

Në të vërtetë kjo kangë ishte një moment që tregonte “durimin e popullit ndaj qeverisjes së egër komuniste në Shkodrën e paknaqun…”.

Dhe, me të vertetë ashtu po ngjante në Shkodër… Gati gati, si tashti!…

Nuk zehet me gojë ASNJË Atdhetar, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, At Gjergj Fishta, Osman Kazazi, Prekë Cali e sa të tjerë që kujtohen vetëm buldozierat tue sheshue shtëpijat e tyne… Një turp! Turp i panjohun në Historinë e Shqipnisë, që në kohën e turkut kur ai si sot, sheshonte Kishat, ashtu si në 1969, kur u sheshue Kisha e Vaut të Dejës, e shek. XII – XIII, ku u pat kunorzue Gjergj Kastrioti Skënderbeu…

Pa më thoni, ju lutem, sot a asht prap koha me ia fillue ashtusi në 1946: Po, në Shkodrën tonë: “Oooooo, shumë durojmë e s’po pëlcasim!…”.

Melbourne, 22 Qershor 2021.

Please follow and like us: