Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj: Unë jam ajo që ty të lë pa gjumë…

 

Unë jam ëndrra në sirtar, unë jam fluturimi që gjithnjë ke dëshiruar…

Jam mendimi që të bën të vuash. Unë jam guri që bie, vështrimi i largët, jam zjarri, akulli, uji që rrjedh, jam luftë, paqe dhe dhimbje…

Jam mëndafsh dhe gjemba trëndafili, oaz dhe shkretëtirë. Unë jam zemër, shpirt dhe tru. Jam fjalë dhe heshtje, rrugë, lum dhe mal.

Jam poezi dhe dhimbje, mëkatare dhe shenjtore. Jam perëndimi dhe fundi. Unë jam ajo që ty të lë pa gjumë…

Unë jam femër!

Please follow and like us: