Thirrje për Mbështetje të Popullit dhe Opozitës Iraniane Kundër Fashizmit Fetar
Pas zgjedhjeve presidenciale të 18 qershorit në Iran, politikëbërësit në mbarë botën duhet të përleshen me realitetin e ngritjes së një dhunuesi famëkeq të të drejtave njerëzore në postin e presidentit të regjimit iranian. Ndërkohë që shumica e zyrtarëve të lartë iranianë kanë njëfarë lidhjeje me dhunimet e të drejtave njerëzore nga regjimi teokratik në të shkuarën, Ebrahim Raisi konsiderohet si një nga autorët kryesorë të krimit më të rëndë të regjimit iranian kundër njerëzimit.
Në 1988-ën, Raisi ka qenë zëvendës prokuror në kryeqytetin Teheran, dhe në verën e atij viti, ai u caktua në “komisionin e vdekjes” që duhej të implementonte fatwa-n e Ajatollah Khomeini-t në burgun Evin. Si vendi ku mbaheshin popullsia më e madhe e të burgosurve politikë të Iranit, ky burg u bë skena kryesore e përpjekjes së Khomeini-t për ta asgjësuar opozitën e organizuar, veçanërisht anëtarët e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Please follow and like us: